Dr. Mirela Tabaku: Gënjeshtrat e Ramës ‘përhapin’ sëmundje. Informacioni i gabuar po vret pacientë

Dr. Mirela Tabaku: Gënjeshtrat e Ramës ‘përhapin’ sëmundje. Informacioni i gabuar po vret pacientë

18:09, 14/08/2020

Anëtarja e grupit të punës pranë Partisë Demokratike, Dr. Mirela Tabaku, ka denoncuar nëpërmjet një video gënjeshtrat e kryeministrit Rama për sukseset imagjinare në shëndetësi ndërkohë që pacientët në këtë kohë pandemie janë edhe pa kushtet me elementare në spitale.

‘Masa më e rëndësishme e shëndetit publik gjatë një pandemie të një sëmundjeje pa kurë ose vaksinë - siç kanë treguar shumë vende të botës që kanë kontrolluar virusin - është të ofrosh informacion të qartë, të besueshëm, të saktë, të zbatueshëm. Gënjeshtrat “përhapin” këtë sëmundje. Informacioni i gabuar vret. – citonte një nga revistat prestigjioze botërore para pak ditësh.

Si mund të jemi “faqe bardhë”:

Kur ndër 48 vende europiane:

Vdekjet ditore për 1 milion banorë: 1.74 – vendi i 4-rt (të dhënat e 13.08.2020)

Raste të reja për 1 milion banorë: 53.4 – vendi i 12-të (të dhënat e 13.08.2020)

Teste për 1 milion banorë: 14,893 – vendi i fundit (të dhënat e 13.08.2020)

Kur familarët e pacientëve  blejnë vetë respiratorët me cmime marramendese.

Kur CDC (qendra e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve )  vlerëson që rreziku i COVID-19 në Shqipëri është i lartë.  Nëse sëmureni në Shqipëri dhe keni nevojë për kujdes mjekësor, burimet janë të kufizuara.

Kur sistemi shëndetësor publik tashmë i ezauruar dhe degraduar po drejtohet nga vetë virusi.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco