FOTOLAJM/ Emigrantët e bllokuar në kufi kërkojnë Edi Ramën, por shiheni se ku është ai!

FOTOLAJM/ Emigrantët e bllokuar në kufi kërkojnë Edi Ramën, por shiheni se ku është ai!

14:05, 14/08/2020
A+ Aa A-

Situata në të dy pikat kufitare me Greqinë, Kakavijë dhe Kapshticë, prej 3 ditësh sa vjen dhe rëndohet, ndërkohë që i gjithë shteti shqiptar me në krye kryeministrin. gjenden me pushime në Jug të vendit.

Mediat  e instaluara në Kakavijë kanë dhënë pamje dhe intervista ku duken emigrant të lodhur dhe të revoltuar, të cilët kërkojnë ndërhyrjen direkte të Edi Ramës për ti dhënë fund këtij kalvari, ndërkohë që mjaft fëmijë dhe të moshuar si pasojë e dehidratimit, po shfaqin gjendje të rënduar shëndetësore.

Emigrantët kanë kërkuar nga kryeministri Rama, që të ndërhyjë dhe t’i kërkojë palës greke të shtojë stafin, pasi emigrantët kanë ardhur në Shqipëri për të ripërtërirë kartat e identitetit dhe pasaportat dhe pak prej tyre për të kaluar pushimet.

E kërkojnë ata kryeministrin e tyre, por ku është ai ndërkohë?!

Sipas raportimeve më të fundit të shoqëruara edhe me fotografi, Edi Rama, edhe pse situata me virusin Corona-19 po bën kërdinë në vend, po shijon me familjen dhe miq shqiptarë e të huaj, pushimet në vilën qeveritare në Dhërmi të rinovuar së fundmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aldo15/08/2020 01:18

Votojeni se me te lig se bon nona ! Mbajeni prape se ne mbyllje te Enver Hoxhes do na coje.

Dibra14/08/2020 19:12

Ne Surrel nuk ka kufi,puthni bythen Rames mos e pengoni asht me pushim

Pa emer14/08/2020 16:09

Eshte Ministri i Jashtem apo jo. Eshte detyra e tij direkte Por mbase eshte i zene me bllokimin e njerezve ne kufirin e Mongolise dhe Siberise

Ani14/08/2020 15:33

Mire t'ju behet o popull.Deshet e votuat ramen, PO! Epo tani qe keni JU hall nuk ka kohe ai,ëshë duke kripur koqet e si plas shume trapi se çfare po ju bejne juve.Po afrojne zgjeshjet dhe e votoni perseri e dilni e thoni se e ka fajin Rama qe ne e votuam.

Bashkim bengasi14/08/2020 14:24

Shijoj keto momente o "skenderbe" bashke me "doniken" tende se pushimet e fundit do jene per ty se cfare i ke bere ketij vendi vetem burgu te pret o tradhetar i ketij kombi...

Shto koment

Denonco