Videoja nga Sanatoriumi/ Vasili: Sensibilitete artificiale, qeveria duhet të largohet

Videoja nga Sanatoriumi/ Vasili: Sensibilitete artificiale, qeveria duhet të largohet

13:24, 14/08/2020
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Përballë COVID-it pa drejtim dhe në kaos organizativ, qeveria të ikë! Pandemia ka vetëm një mekanizëm përballimi: organizimin. Ç'organizimi dhe shpikjet e ditës, kjo është historia e qeverise në përballjen me COVID-in.

Qeveria humb kohë pa fund me video pa mesazh, me krijim sensibilitesh artificiale dhe pa shënjestruar problemin në zemër të tij.

Mbrojtja e armatës mjekësore dhe përforcimi i saj si dhe dekoncentrimi i ndihmës mjeksore për COVID në rrethe dhe Qendra shëndetësore sipas gravitetit te rasteve eshte HAPI numer 1 per te perballuar nje beteje te gjate e te veshtire.

Krijimi i nje logjistike mjeksore dhe asaj mbeshtetese te bollshme siguron eficience dhe eviton panikun,zemerimin e demotovimin ne sherbimin spitalor

Testim gjurmim trajtimi si Via Maestra kerkon burime njerezore dhe logjistike qe ishin teresisht te realizueshme.

Veprime te qarta dhe te thjeshta dhe zero propagande kjo duhej te udhehiqte veprimet.

Qeveria zgjodhi me ndergjegje rrugen e gabuar.

Vetem nje qeveri profane si kjo behet pre e iluzionit se pandemia mbyllet ne pak jave dhe kjo do te shfaqej si shpetimtarja e madhe.

Edi Rama dhe qeveria jane sot nen akuze.

Sugjerimet profesionale ndaj qeverise si dhe propozimet ishin pa fund me shkrim, me ze e me figure.

Qeveria zgjodhi t’i perbuze e refuzoje ne emer te qellimit te mbrapsht politik per te nxjerre perfitim politik nga pandemia.

Deshtimi ka shkaktuar termetin me te rende ndaj shendetit publik dhe jetes se njerezve.

Koha per te dhene llogari ka ardhur dhe hapi i pare eshte largimi i qeverise.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Limoni14/08/2020 15:04

O gomari veshgjate mjaft hengre. M..

Shto koment

Denonco