Drama e shqiptarëve në Kakavijë/ Meta: Qeveria të reagojë urgjent!

Drama e shqiptarëve në Kakavijë/ Meta: Qeveria të reagojë urgjent!

11:56, 14/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta reagoi për situatën e krijuar në Kakavijë. Ai i bëri thirrje qeverisë të reagojë urgjent.

"Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.

I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.

Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!" shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/08/2020 12:38

I NDERUAR Z. PRESIDENTI IM!!! KENI TË DREJTË, PO KU KEMI NE QEVERI PËR TË MBROJTUR DHE PËR T'I SHËRBYER POPULLIT!!!??? QEVERIA JONË DHE KRYEMINISTRI QË TI VETË E SOLLE NË PUSHTET, KA 8 VJET QË VETËM PO NA VJEDH, PO NA GRABIT, PO NA PLAÇKIT, PO NA SHKATËRRON PRONAT DHE BIZNESET, PO NA TELENDIS, PO NA VARFËRON, PO NA MJERON, PO NA FALIMENTON DHE PO NA VRET!!! SIGURISHT NUK PO NA VRET ME ARMË, POR ME PAAFTËSINË E SAJ, ME SISTEMIN E MJERUAR ARSIMOR E SHËNDETËSOR, ME SISTEMIN E SHKATËRRUAR JURIDIK DHE KUSHTETUES!!! JU THONI SHPESH QË PO MBONI KUSHTETUTËN!!! CILËN KUSHTETUTË?? ATË KUSHTETUTË QË NDRYSHOHET BRENDA NATËS SIPAS INTERESAVE DIKTATORIALE, KRIMINALE DHE TERRORISTE TË SATRAPIT TË SURRELIT???!!! AJO NUK ËSHTË MË KUSHTETUTA E SHQIPËRISË POR MANUALI I BANDËS MAFIOZE TË SURRELIT DHE LETRA HIGJENIKE E EDVIN HAJNISË!!!

Shto koment

Denonco