VIDEO/ Berisha: Revoltë në Kakavijë, 10 km radha. Torturë!

VIDEO/ Berisha: Revoltë në Kakavijë, 10 km radha. Torturë!

10:19, 14/08/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë zë sot, shqetësimit dhe vuajtjes që po kalojnë qindra shqiptarë në doganën e Kakavijës, në pritje për të kaluar në Greqi, në temperatura përvëluese. Irritimi i tyre ka arritur kulmin.

"Revoltë në Kakavijë, 10 km radha. Torturë!" tregon Berisha dhe publikon pamjet e mëposhtme trishtuese.

Qytetarët shqiptarë, shumë mes tyre prindër me fëmijë të vegjël, kanë mbetur nën diellin e fortë me orë pa përkrahjen e qeverisë së tyre, nën indiferencën e plotë saj, në kushtet kur Greqia u bllokoi pjesërisht kalimin gjatë natës dhe u vuri kusht, paraqitjen e testit për COVID-19 dhe pas datës 16 gusht, edhe futjen shtatë ditë në karantinë.

Deri më sot asnjë negociatë nuk është zhvilluar midis palëve për lehtësimin e gjendjes, me pasoja të rrezikshme sidomos në shëndetin e të miturve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco