Shehu: Gjykata Ndërkombëtare të caktojë kufirin detar me Greqinë

Shehu: Gjykata Ndërkombëtare të caktojë kufirin detar me Greqinë

17:26, 13/08/2020
A+ Aa A-

Konflikti turko-grek për kufijtë detarë dhe finalizimi nga fqinji ynë jugor i dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, ka rikthyer opinionet dhe analizat e ndryshme se si duhet të riangazhohet qeveria “Rama” në këtë proces pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje.

Ish-ministri i Jashtëm demokrat Tritan Shehu deklaroi se nuk do të jetë Rama ai që do të realizojë paktin detar me Greqinë, raporton A2.

Sipas Shehut qeveria e tij është në ikje për çështje muajsh dhe nuk ka “as të drejtën politike, legale a morale të avancojë në atë drejtim’’.

Shehu akuzon socialistet se, nën presion dhe për “kapital” primitiv politik, organizuan hedhjen në erë të asaj që e quan ‘’marrëveshje racionale dhe plotësisht e pranueshme e qeverisë Berisha’’.

Por ai beson se opsioni aktual më i mirë për ndarjen e kufirit ujor është që Shqipëria dhe Greqia, në mirëkuptim, t’ia kalojnë çështjen Gjykatës përkatëse të Hagës për vendim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Trx13/08/2020 20:44

Çeshtja e detit nuk egziston per Shqiperine. Nese Greqia pretendon se ka nje çeshtje te tille ta çoj ajo ne gjykaten nderkombetare, por shteti shqipetar duhet ta mbroj si pale me ekspertet me te mire territotialotetin e saj.

astrit13/08/2020 20:18

Ka nje vendim te gjykates kushtetuse qe e ka rezuar vendimin qe qeveria Berisha nenshkroi me greket, per kufirin detar. Çdo te thote fjalia "ti drejtohen gjykates se Hages me mirkuptim"???. A e din ky ish minister i qeverise Berisha se ka nje sensibilitet te madhe kombetar e nderkombetar per keto bisedime?

Shto koment

Denonco