Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Mbi 10 milionë lekë në muaj marrin të shkarkuarit nga vetingu

Mbi 10 milionë lekë në muaj marrin të shkarkuarit nga vetingu

15:07, 13/08/2020
A+ Aa A-

Vendimet për shkarkim nga detyra të dhëna në shkallën e parë të vetingut i largojnë gjyqtarët dhe prokurorët nga sallat e gjyqit, por nuk i lënë ata pa rrogë.

Sipas ligjit, të shkarkuarit pezullohen nga detyra dhe nëse ankimojnë vendimin paguhen me 75 për qind të pagës së tyre derisa të shprehet me vendim Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Shkalla e Dytë e vetingut. Në rast se vendimi i shkarkimit merr formë të prerë, në atë moment shteron edhe rroga nga shteti. Në të kundërt, nëse vendimi ndryshon dhe i shkarkuar kthehet në detyrë, i kompesohet edhe 25 për qindëshi i munguar i pagës.

Sipas ritmit të deritanishëm në Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pritja për shqyrtimin e ankimeve mund të shkojë nga 6 deri në 18 muaj. Në terma financiarë, kur paga mesatare e gjyqtarëve e prokurorëve është rreth 220 mijë lekë të rinj, rroga mujore e pakësuar e një të shkarkuari nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkon në gati 170 mijë lekë.

Referuar shifrave të procesit të vetingut, rreth 60 gjyqtarë e prokurorë janë në pritje të shqyrtimit të ankimit të bërë në prej tyre në Apel. Në një llogaritje të përafërt, fatura financiare e çdo muaji e taksapaguesve për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar mbërrin në mbi 10.2 milionë lekë të rinj.

Deri në javën e parë të gushtit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit numëronte 117 vendime për konfirmim në detyrë dhe 105 vendime shkarkimi./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco