Presidenti: Lamtumirë Kolonel Shena, ushtaraku profesionist, drejtuesi model!

Presidenti: Lamtumirë Kolonel Shena, ushtaraku profesionist, drejtuesi model!

14:54, 13/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Komandant i Forcave të Armatosura, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Kolonel Neshet Shenës. Kolonel Shena ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë, leuçemisë akute.

Presidenti Ilir Meta, në mesazhin e tij shpreh vlerësimet më të larta për figurën e Kolonel Shenës: “I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena.

Me një karrierë të gjatë, të spikatur e të vlerësuar, Kolonel Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar.

Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Rita, fëmijëve Kreshnik dhe Nerid, miqve, kolegëve dhe komunitetit të ushtarakëve për këtë humbje të madhe.

Lamtumirë Kolonel! U prehsh në paqe!” 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari13/08/2020 15:34

KOMANDANT I FORCAVE TE ARMATOSURA TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE VETEM ME LETRA!!! SEPSE REALISHT KOMANDANTIN NUK E PJERDH AS MINISTRJA E MBROJTJES XHACKA E JO ME KRYEMINISTRI!!! KOMANDANTI ESHTE KTHYER VETEM NE ROLIN E SHPREHJES SE NGUSHELLIMEVE PER FAMILJET E USHTARAKEVE QE IKIN NGA KJO BOTE, JEP NDONJE DEKORATE PER ATA QE SHERBEJNE NE KUADRIN E NATO JASHTE VENDIT DHE SI FORCA PAQERUAJTESE TE KOALICIONIT!!! JA KAQ PUNE BEN KOMANDANT META!!!!

Shto koment

Denonco