Berisha kundërpërgjigjet me video: Nga 11 mijë km e PD, tek 22 km e Edvin PPP!

Berisha kundërpërgjigjet me video: Nga 11 mijë km e PD, tek 22 km e Edvin PPP!

14:06, 13/08/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur me fakte, pretendimeve të fundit ironike të kreut të qeverisë Edi Rama, sipas të cilit “të gjitha investimet tona publike, qoftë në rrugët kombëtare e qoftë në ato rurale, bazohen në standarte europiane sipas kategorive të tyre dhe kryhen mbi bazë projektesh e me një cilësi që s'ka të krahasuar me kohën e "rrugëve të lëna rrugëve".

Por, Berisha ka përmbledhur në një video, një panoramë të infrastrukturës së re rrugore që fitoi vendi në vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike: në total 11 mijë km rrugë të reja përkundër 22 km të vetme që ka ndërtuar qeveria Rama në të dy mandatet e saj.

Berisha komentoi: “Nga mbi 11 000 km rrugë në tetë vitet 2005 - 2013, në vetëm 22 km rrugë në shtatë vitet 2013 - 2020 nga Edvin PPP”, shkroi ai në Fb dhe ftoi mijëra ndjekësit e tij të shikojnë të vërtetën: "Sipas dëshirës, mund të ndiqni videon e mëposhtme”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

MAKE THE DIFFERENCE 13/08/2020 17:25

https://youtu.be/G7B0SZ2VcDM

Skrapari13/08/2020 15:52

Gjigand je Doktor BERISHA. Le ti bjere legenit Edvin Kellira gjithe diten dhe naten po deshi. S'mund te krahasohet dita me naten.

Keli13/08/2020 15:25

Dhe nuk mbaroi asnje.

Shto koment

Denonco