Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Faktet që 'kryqëzojnë' Ben Blushin/ Letra akuzë e biznesmenit drejtuar ambasadës të SHBA

Faktet që 'kryqëzojnë' Ben Blushin/ Letra akuzë e biznesmenit drejtuar ambasadës të SHBA

13:01, 13/08/2020
A+ Aa A-

Në vijim të skandaleve të shumta ku implikohet ish-deputeti i PS, ish-kreu i LIBRA, Ben Blushi, së fundmi CNA.al ka publikuar denoncimin e një biznesmeni pranë ambasadës së SHBA-ve ndaj Ben Blushit. Ndaj Ben Blushit janë bërë disa letra në ambasadën e SHBA-ve, nga biznesmenë ndërtimi, ata në fushën e farmaceutikës etj.

Gjatë ditëve të fundit, CNA.al publikoi pjesën e parë të letrës së biznesmenit Andon Dhima drejtuar ambasadës së SHBA-ve e cila lidhet me pronat e Ben Blushit në emër të vjehrrit të tij. Janë të gjitha akuzat dhe dyshimet e arsyeshme se vjehrri ka shërbyer vetëm si mbulim, dhe ortaku i vërtetë i pallatit është Ben Blushi.

Biznesmeni Andon Dhima në letrën e çuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë shkruan akuza të forta që lidhen që nga kërkesa e Ben Blushit për të futur ortak vjehrrin, kalimin e pronësisë, gjyqet formale dhe deri tek përplasjet e sotme ku Ben Blushi me influencën e tij kërkon të rrëmbejë ç’të mundë.

“Në vitin 2008, bleva një truall në Tiranë me qëllim ndërtimin e një kompleksi rezidencial dhe z. Blushi më kërkoi që të bëja bashkëpronar në këtë trruall vjehrrin e tij z. Abaz Brati. Më la të kuptoja që në rast se unë nuk bija dakord, do të ishte shumë e vështirë që të më miratohej leja e ndërtimit nga Bashkia Tiranë. Z.Blushi më siguroi se z. Brati do të paguante për pronën në një moment të dytë, por së pari unë duhet të bija dakord që të transferoja gjysmën e truallit në pronësi të z.Brati”, shkruan biznesmeni Dhima në letrën drejtuar ambasadës.

Më tej në letrën e tij, tregon sesi vjehrri i Ben Blushit, një avokat me pasuri simbolike, u bë bashkëpronar në një pasuri që vlente miliona euro, me gjoja një borxh 70 mijë usd.

Image

“Mekanizmi i përdorur në këtë transaksion ishte ngritja e një padie civile ndaj meje në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar pronësinë mbi gjysmën e truallit me pretendimin se unë i kisha një borxh të vjetër z. Brati. Me vendimin gjyqësor nr.2742 datë 07.04.2011, z. Brati bëhet bashkëpunëtor i truallit me sipërfaqe 645 m2 me numër pasurie 1/156 i ndodhur në zonën kadastrale 8270, dhe pas përfundimit të ndërtimit mbi këtë truall, z. Brati u bë bashkëpronar i disa njësive dhe apartamenteve në objektin e ndërtuar nga shoqëria ndërtuese “AN.NIK” Sh.p.k. Faktikisht z.Brati ka përfituar më shumë sipërfaqe ndërtimore nga sa parashikonte Kontrata e Sipërmarrjes datë 31.03.2012 e lidhur midis meje, z.Brati dhe shoqërisë “AN.NIK” Sh.p.k. Kontaktin e vazhdueshëm në lidhje me këto ambiente e ka mbajtur me mua znj. Eva Bushi (Brati), bashkëshortja e z.Ben Blushi (Bashkëlidhur kopje e sms-ve në formë të printuar)”, shkruan biznesmeni Andon Dhima.

Ndërkohë në pjesën e dytë të letrës, së publikuar nga CNA.al flitet qartë se Ben Blushi po kërkon t’i grabisë pjesë të tjera të pronësisë, Andon Dhimës duke shfrytëzuar gjykatat, megjithëse sipërfaqet e përfituara dhe ndarja sipas ekspertëve flet për kthim të pasurisë dhe jo pjesë të tjera shtesë.

Në letrën drejtuar ambasasës së SHBA-së Andon Dhima shkruan më tej se: “Pas përfundimit të objektit të mësipërm z. Blushi më kërkon që t’i transferoj 2 apartamente më shumë, të cilat i duheshin (sipas thënieve të tij), për rakordimin e pasurive në kuadër të plotësimit të deklaratës vjetore të të ardhurave si deputet në vitin 2013. Në atë kohë z.Blushi më konfirmoi verbalisht se do të mi rikthente këto pasuri menjëherë pas deklarimit, por ende sot këto 2 apartamente nuk më janë rikthyer”.(Bashkëlidhur kopje e sms-ve në formë të printuar).

Image

Në letrën e tij biznesmeni Dhima sqaron se: “Më datë 16.01.2019 znj. Nazmie Brati, bashkëshortja e të ndjerit z. Abaz Brati dhe njëkohësisht vjehrra e z. Ben Blushi, më ka paditur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar më shumë sipërfaqe ndërtimore në objektin e sipërpërmendur, nga ajo çfarë kishin përfituar deri në atë moment. Konkretisht, në këtë proces kërkohet një sipërfaqe ndërtimore shtesë prej 562.3m2, të ndara në njësi tretare dhe garazhe, vlera e të cilave shkon rreth 650.000 (Gjatëqind e pesëdhejtë mijë euro). Në kuadër të procesit gjyqsor, është marrë dhe njëmase për sigurimin e padisë së znj. Brati, nëpërmjet të cilës gjykata ka bllokuar 10 pasuri të paluajtshme (njësi dhe garazhe) në pronësinë time, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj çështje. (bashkëlidhur kërkesë-padia e znj. Brati dhe Vendimi i Gjykatës nr.5421 datë 17.07.2019).

Kjo çështje aktualisht po gjykohet nga gjyqtarja e Rrethit Gjyqësor Tiranë, znj. Teuta Hoxha, gjykim, i cili do të vijohet nga një trup gjykues i kryesuar nga znj. Hoxha në moskthimin e 2 apartamenteve nga z.Blushi , si dhe me qëllim përfitimin në mënyrë të pajustifikuar të pasurive të tjera. Gjithashtu, nisur nga realiteti në të cilin jetojmë, kam dyshimin e arsyeshëm të mendoj për mundësinë e ndërhyrjes dhe ndikimit të z.Ben Blushi tek gjyqtarët që do të gjykojnë këtë çështje, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, në mënyrë që të vendosin në favor të vjehrrës së z.Blushi”, shkruhet në letrën që biznesmeni Andon Dhima i ka drejtuar Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë./CNA.al

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi13/08/2020 15:26

Hajdut i papare ky ben bloza e libres dhe revizionusi i socialisteve

Shto koment

Denonco