Kryegjyshata Botërore jep gjak për fëmijët talasemikë, Meta: Një akt i shkëlqyer!

Kryegjyshata Botërore jep gjak për fëmijët talasemikë, Meta: Një akt i shkëlqyer!

12:04, 13/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë. Meta e ka vlerësuar shumë këtë akt të ndërmarrë në një moment kaq delikat, jo vetëm për shkak të stinës së verës, po dhe sfidës së pandemisë.

“Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë sot në seancën e dhurimit të gjakut, të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, me pjesëmarrjen e dhjetëra të rinjve dhe besimtarëve.
Falenderoj me mirënjohje Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj për impenjimin e drejtpërdrejtë për nxitjen e vullnetarizmit për këtë kauzë humane, duke dhuruar vetë gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë e të sëmurëve kronikë. Një akt i shkëlqyer solidariteti që frymëzon kaq shumë!

Për shkak të stinës së verës dhe kufizimeve të pandemisë COVID-19 është domosdoshmëri organizimi i sa më shumë dhurimeve vullnetare të gjakut, në mënyrë që fëmijët me talasemi dhe gjithë të tjerët që vuajnë nga sëmundje kronike, të vazhdojnë jetën normalisht, të pashqetësuar nga mungesa e gjakut. ”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco