'Rama nuk do ta realizojë marrëveshjen detare me Greqinë!'

'Rama nuk do ta realizojë marrëveshjen detare me Greqinë!'

11:40, 13/08/2020
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu

Duke lexuar disa opinione dëshiroj të them se është një iluzion të mendosh që kjo qeveri ka vullnet apo mund të realizojë atë marrëveshje të domosdoshme:

— Ishte kjo Rilindje që krijoi të gjithë atë histeri artificiale për të hedhur në erë marrëveshjen racionale e plotësisht të pranueshme të realizuar nga qeveria ‘Berisha’, jo vetëm për një “kapital” primitiv politik të saj, por dhe “nën presion”.

— Më tej ishte po kjo, që e detyruar qoftë nga domosdoshmëria e përmirësimit të marrëdhënieve me Greqinë (të shkatërruara qëllimisht prej saj), qoftë për të korrigjuar imazhin destruktiv të saj, apo si një “gjethe fiku” për integrimin, luajti për disa vite me “këngë e valle” për të transmetuar perceptimin e rremë se po e realizonte atë marrëveshje. Përfundimi asgjë, asnjë hap konkret nuk u publikua, dhe nuk mund të ishte ndryshe, sepse as nuk e dëshironte këtë dhe as nuk ishte a është e lirë ta realizojë.

—Veçanërisht kjo është e pamundur të realizohet tashmë për arsyet e mësiperme që qëndrojnë, por dhe për faktin se kjo qeveri “në ikje”, pa Ministri të Jashtme, pak muaj pranë zgjedhjeve, nuk mund, nuk ka as të drejtën politike, legale a morale të avancojë në atë drejtim.

Pra kjo ngel një çështje për t’u zgjidhur nga qeveria e ardhshme demokratike, që e bazuar në parimet ndërkombëtare, procesin tone të integrimit, domosdoshmërinë e definimit dhe të atij kufiri, jo vetëm për marrëdheniet strategjike me Greqinë, por dhe për stabilitetin e rajonit, të angazhohet.

Sidoqoftë, për të qenë transparent, dëshiroj të theksoj, tashmë kur veprimet e Rilindjes kanë krijuar kaq hije e paragjykime absurde për këtë marrëveshje, duket se opsioni më real do të jete ai, që Shqipëria e Greqia në mirëkuptim t’i kalojnë çështjen gjykatës përkatese të Hagës për ta definuar atë kufi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

KS13/08/2020 17:44

Pirdh e Tritan pirdh Rama ka mbaruar pune me kufirin detar por e mban te fshehur, te kujtohet si e percollen Ditmir Bushatin me buzuqi dhe me valle se ishte firmos ceshtja detare. Beji nje pyetje vetes pse Greket nuk po ndjehen per kufirin detar Shqiperi—Greqi? Sepse Rama e ka firmos ja ka fal detin. Do ta shikoni kur Rama te mos jete mo ne qeveri dhe kur te hapen dokumentat prisni dhe pak kohe. Rama kerkoj te bej pazare dhe me kufirin tokesor ne Kosove me Serbine por nuk i eci se kosova ka 100 vjet qe derdh gjak per ate toke dhe ky i degjeneruari ky pederasti Tiranes na beri shou ne Beograd qe te mashtroj kosovaret, por e kishte me hile qe tja fuste kosoves ne bashkepunim me dashnorin e vet Vucic.

turkofagos13/08/2020 15:58

Pse tani e ke ti detin dhe do tja falesh Greqise ore don derdimeni?! Greqia ka aq det sa nuk e ka kush dhe nuk i nxihet trapi per me shume det...

Don Gerdi13/08/2020 12:15

Po shume mire ben, pse ti fali detin grekeve keshtu deshiron ti

Shto koment

Denonco