Meta kthen ligjin për pronat e paluajtshme shtetërore: Krijon hapësira për abuzime në bregdet

Meta kthen ligjin për pronat e paluajtshme shtetërore: Krijon hapësira për abuzime në bregdet

11:02, 13/08/2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta riktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin e ndryshuar për pronat e paluajtshme shtetërore, i miratuar së fundmi nga deputetët.

Sipas kreu të shtetit ligji është shqyrtuar me urgjencë brenda 7 ditëve dhe rrezikon të shkaktojë një problematikë në raport me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë.

Mes arsyetimeve për kthimin e ligjit, Meta shkruan se ky ligj krijon hapësirën që të ndodhin abuzime të mëdha ashtu si deri më tani, ku për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ndryshme, gjerësia dhe shtrirja e asaj që konsiderohet si “bregu i detit” të pësojë deformime të mëdha dhe jashtë realitetit, duke krijuar rrezik të shtuar për cenimin e pronës publike apo në raste të tjera, kjo pasuri arbitrarisht t’i nënshtrohet shpronësimit për interes publik.

”Mbi të gjitha, ky ligj bën një trajtim preferencial dhe jo të barabartë të subjekteve apo individëve që gëzojnë tituj pronësie apo përdorimi mbi pasuri të paluajtshme përgjatë bregdetit shqiptar, në raport me investitorët në këto zona. Ndërkohë që pronarët që kanë përfituar në mënyrë të ligjshme një titull pronësie me një nga mënyrat e parashikuara nga ligji, trajtohen në pasiguri të plotë për mundësinë e posedimit dhe përdorimit të pronës së tyre në të ardhmen, e cila pas ndërhyrjes me këtë ligj marrin statusin pasuri publike e patjetërsueshme”, shkruhet në arsyetim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco