‘Sukseset imagjinare të Ramës’/ Vasili publikon Videon: Ja si genjente i Fandaksuri për Pandeminë!

‘Sukseset imagjinare të Ramës’/ Vasili publikon Videon: Ja si genjente i Fandaksuri për Pandeminë!

21:47, 12/08/2020
A+ Aa A-

Ish deputeti i LSI-së Petrit Vasili, shprehet se Rama gënjen e mashtron për situatën duke thënë se jemi në gjendje normale, por se e vërteta është më dramatike.

Në një postim në Facebook, Vasili ka publikuar një video, ku duket Edi Rama duke folur për koronavirusin dhe sipas tij këta të qeverisë, që e gënjyen popullin me sukseset mashtruese, tani si xhagajdurë të pacipë, e bëjnë me faj popullin edhe për Pandemine.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ja si genjente i Fandaksuri per Pandemine!(VIDEO).

Sukseset me medha imagjinare per Pandemine e COVIDI-it i paskësh arritur i Fandaksuri!

Ekspertizen me te madhe nderkombetare per Pandemine e COVIDI-it e ka Shqiperia me Komitetin e Eksperteve, thote i Fandaksuri!

Shqiperia eshte me mire nga te gjithe dhe nuk ja ka zili askujt ne bote per perballimin e Pandemise, derdellit i Fandaksuri!

Po pse nuk flet me i Fandaksuri po ka muaj qe eshte zhdukur.

Vetem sot jane 141 raste te reja me COVID ose 5 here me shume se i ashtuquajturi piku i pandemise ne prill, ndersa rritja e vdekjeve eshte teper e rende.

Kur flet dengla propagandistike, per te fituar kapital politik, ne vend te punes serioze, te thelluar dhe te bazuar ne shkence ndodh kjo qe po ndodh.

Dhe tani po keta te qeverise, qe e genjyen popullin me sukseset mashtruese tani si xhagajdure te pacipe e bejne me faj popullin edhe per Pandemine, nderkohe qe ç'organizimi, mosfinancimi dhe ekspertiza e dobet dhe e improvizuar nga sot ne neser jane te gjitha pergjegjesi e tyre.

Shiheni VIDEON dhe krahasoni realitetin me ato qe thoshte i Fandaksuri!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco