‘Kaos, vjedhje, gjoba’/ Denoncimi: Drejtoria e Tatimeve Fier, vendi ku vijnë e ikin hajdutët nga Tirana

‘Kaos, vjedhje, gjoba’/ Denoncimi: Drejtoria e Tatimeve Fier, vendi ku vijnë e ikin hajdutët nga Tirana

20:34, 12/08/2020
A+ Aa A-

Në Drejtorinë e Tatimeve në Fier, punojnë dhe janë vënë në poste kryesore, njerëz që vijnë dhe ikin me trastat plot.

Ky është denoncim i një qytetari nga Fieri, ku ish-deputeti demokrat Luan Baci, e ka shpërndarë me anë të një statusi në ‘Facebook’.

Sipas denoncimit, një prej punonjësve vjen përditë nga Tirana në Fier për të bërë punën, ndërsa shton se ky person ka familjen në Amerikë.

Postimi i plotë i Luan Bacit:

KAOS, VJEDHJE, GJOBA, DHE ABUZIME.

DREJTORIA E TATIMEVE NE FIER, VENDI KU VIJNE DHE IKIN ME TRASTAT PLOT HAJDUTET NGA TIRANA.

Nga viti 2017, kjo drejtori vazhdon te "drejtohet" vidhet nga OLTION  CUKU, ai eshte akoma drejtori qe vjen njehere ne disa dite, per te firmosur dhe per te marre trastat me para.

Administrata e kesaj drejtorie eshte ne ankth, pasi hajdut Oltioni, ka dite qe eshte programuar per tu emeruar si pergjegjes i vipave ne Tirane. U lodh duke ardhur, nga Tirana ne Fier per vite te tera dhe tani po gradohet: " Do menaxhoje vipat"

Komandoi per disa dite nje punonjes dhe tani ka marre perseri frenat ne dore, pasi

 nuk mund te largohet, pa emeruar drejtorin e ri, qe duhet te jete as me pak dhe as me shume, nje "refugjat" tjeter mik i tij, qe te vazhdoje vjedhjet dhe gjobat.

ARTAN PASHOLLI  eshte zevendesi perfekt, ka nje vit e 3 muaj  si drejtor hetimi, me strukturen e re, eshte drejtor monitorimi ne terren. Ka problemin e statusit dhe po perpiqen ta rregullojne, nderkohe zoteria ne fjale ndodhet ne Amerike, pasi aty jeton familja e tij.

Po si ka mundesi qe ne gjithe Qarkun e Fierit me 500 mije banore, nuk gjenden drejtore per institucionet?

Po si ka mundesi qe nje njeri qe ka familjen ne Amerike, te enderra e shume njerezve, te vije ne Fier çdo dite nga Tirana, per nje rroge dhe te rrije larg familjes se dashur ?

Po si ka mundesi, qe nje duzine deputetesh te rilindjes ne Fier, nuk e hapin dot gojen, per keto emerime dhe levizje  prej hajdutesh?

Shqetesim i derguar me sms, nga qytetare te ndershem.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco