Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Ramush Haradinaj, kandidat për President i Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Ramush Haradinaj, kandidat për President i Kosovës

18:35, 12/08/2020
A+ Aa A-

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është kërkuar që kryetari Ramush Haradinaj, të jetë kandidat për president të Kosovës.

Nënkryetari i partisë, Ardian Gjini, pas takimit të KD-së së AAK-së, ka thënë se në mbledhje është diskutuar për çështjen e presidentit të ri, pasi atij aktual, Hashim Thaçit, për pak muaj i përfundon mandati.

“Edhe nëse nuk do të ketë konfirmim të aktakuzës ndaj presidentit Thaçi, prapëseprapë për disa muaj, 4 apo 5 do të duhet të hyjmë në proces të zgjedhjes së presidentit dhe AAK-ja nuk mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak se s’do të mund ta zgjedhim presidentin. Shpresojmë që partitë të mund të gjejnë rrugën për të zgjedhur presidentin e ri. Ka thirrje në Këshillin Drejtues që kryetari Haradinaj të jetë kandidat për president. Këto do t’i shqyrtojmë. Edhe me partnerë edhe parti të tjera”, ka thënë ai për gazetarët. “Ka zëra shumë të fuqishëm, mos të them shumica dërmuese, por se a do të jetë apo jo, duhet të ketë vendim në institucionet e partisë”.

Ndërkaq në një njoftim për media, AAK-ja ka thënë se Këshilli Drejtues ka autorizuar Haradinajn që në emër të partisë të zhvillojë “çfarëdo bisedimesh eventuale për rikonfigurimin eventual të qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit nëse kjo do vjen në rend të ditës. Këshilli Drejtues po ashtu, ka kërkuar me shumicë, që në këto bisedime, kandidat për president të jetë kryetari Ramush Haradinaj”.

Pas mbledhjes ka reaguar edhe kryetari i kësaj partie. Haradinaj ka thënë se e konsideron përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë autorizimin që Këshilli Drejtues i bëri atij për të qenë kandidat për president, “nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës”.

Në njoftimin e AAK-së s’është përmendur mundësia që Partia Demokratike e Kosovës të hyjë në Qeveri, ndërsa Gjini ka thënë se edhe për të pranuar një gjë të tillë apo jo duhet të ketë vendim të organeve udhëheqëse të partisë.

Kjo parti është shprehur edhe për çështjen e dialogut, për çka kishte shprehur mosbesim ndaj partnerit kryesor në koalicionin qeverisës, LDK-së.

AAK-ja ka thënë se nuk përkrah “dialogun teknik në nivele të ulëta koordinatorësh, duke e konsideruar si të gabuar dhe kthim prapa në pozicionin e Kosovës”.

“AAK përkrah dialogun me lidership amerikan, që do përfundojë me njohjen reciproke mes dy vendeve. Koalicionin qeveritar e kemi mbështetur pa kushte, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, në mënyrë që një qeveri legjitime të marrë masat e duhura në dobi të qytetarëve të vendit. Por, AAK nuk do të përkrah marrëveshjet e natyrës teknike në të cilat ekziston rreziku që po rrëshqasim. Aleanca do të jetë si gjithmonë konstruktive në interes të vendit në rast të zgjidhjeve politike të cilat janë në dobi të mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Në anën tjetër, Gjini pas mbledhjes ka thënë se kritikat e partisë dhe të kreut të saj karshi partnerit, nuk nënkuptojnë mosmbështetje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

KS13/08/2020 18:15

O tiii kometuesi me emrin shqiptari qe besoj qe je shqipkari e jo shqiptari, po mos te ishte Ramushi kufirin Serb—Kosove do ta kishe ne kukës tani, prandaj çohu te hudhim Ramën nga pushteti se Rama eshte tradhtar i kombit e jo Ramushi mor kokë kaush. Prandaj ka ec shqiperia perpara se ka njerez si puna jot qe na rrujn karin nga mjesi ne darke. Dhe nje here per ta mbyll komentin sa i perket Ramush Haradinajt ti fam jote rraca jote dhe Edi Rama me gjithe kurvat e Rilindjes tja merni ne goje te gjithe me rradhe se ai miku rraces tuaj Rilindase ju pelqen shume. Hajt tung tani spo shkruaj mo e kupton vete ti tani çfare duhet te besh coja motren Rames tek Kryeministria.

Milaimi Kastrati13/08/2020 13:20

Jemi m'su me kryetar pa shkolle - Xhavit Nimani , kryetar i kuvendit - Hashim Thaqi , kryetar i Kosoves Hajt me , tradita te vazhdoi Perspektiva e rinise kosovare eshte Gjermania , do te shkojne n'te zeze se ashtu e duan bandat ne Gjermai e qeverin dhe parlamentin e Kosoves. Atje pune ka boll por qellim eshte t'ju japim rinin pa dinjitet. Ashtu ju duhet te luajn me shedetin e fatin e tyre. Po pra . Kryetat edhe mire bile . Rini shko prrojeve e puze lumejve deri n'Gjermani e nisja punes. Rruga e mbare ju qofte

Shqiptari12/08/2020 18:44

HARADINAJ KURRE ME, AS PRESIDENT DHE AS KRYEMINISTER I KOSOVES!! SERBIA I VRAU VELLEZERIT NDERSA AI I VRAU ENDRRAT E TYRE!!! AI U BE PALE ME TRADHETARET DHE ME KRIMINELET ME PUSHTET TE KOSOVES!!! TURP!! AS MOS E PERMENDNI ME KETE EMER!!! PRESIDENTIN LE TA ZGJEDHE VETE POPULLI SI NE KOSOVE EDHE NE SHQIPERI!!!

Shto koment

Denonco