Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

5191 paga lufte/ Vendimi i fundit i qeverisë, ja kush përfiton

5191 paga lufte/ Vendimi i fundit i qeverisë, ja kush përfiton

17:47, 12/08/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook ka njoftuar se qeveria shqiptare ka miratuar më shumë se 5.191 paga lufte për punonjësit e transportit rrugor të udhëtarëve dhe të larguarit nga puna për qershorin 2020.

Rama bën të ditur se do jetë jetë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor që do të mbulojë efektin financiar prej 134,966,000 lekë.

“Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)”, përfundon Rama, njoftimin e tij.

Postimi i plotë:

SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor

QEVERIA SHQIPTARE miraton:

+5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!

Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)

#ShqipëriaQëDuam

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco