Grida Duma poston videon: Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë

Grida Duma poston videon: Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë

17:23, 12/08/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, i ka bërë edhe njëherë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga sukseset imagjinare, dhe të mos manipulojë shifrat e pandemisë, pasi pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë.

‘Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë.

Politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët apo për përgjegjshmëri nga opozita, është vepër kriminale.

Kërkesat janë minimale për përgjegjshmëri dhe menaxhim për të shpëtuar jetë njerëzore, ndërsa qeveria harxhon gjithë mundin për të shpëtuar fytyrën e vet.

Në këtë fatkeqësi të gjithë janë të solidarizuar sepse janë të dëmtuar, të kërrusur nga pasojat e keqmenaxhimit të pandemisë, në jetë e në punë.

Duket qartë, që qeveria po përdor falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë; duke tejkaluar çdo imagjinatë deri në manipulim shifrash.

Duhet kujdes vetjak i secilit sepse shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota.

Çdo qytetar tashmë e di që duhet të mbrohet e sigurojë gjithçka vetë; ashtu si duhet të dijë që duhet ta ndëshkojë këdo që e dëmton kaq rëndë.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco