Arbërishtja gjuhë e pakicave në Itali/ Meta: Kjo pasuri e dy vendeve të mbrohet dhe promovohet

Arbërishtja gjuhë e pakicave në Itali/ Meta: Kjo pasuri e dy vendeve të mbrohet dhe promovohet

16:23, 12/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti Meta ka përshendetur vendimin e qeverisë italiane për të njohur arbërishten si gjuhë të pakicave në rajonin e Abrucos.

‘Me kënaqësi të madhe mora vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.

Mirënjohje Kryetarit të Bashkisë Arbëreshe të Villa Badessa, z.Simone Ballozo që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm, që i forcon edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë.

Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, të mbrohet dhe promovohet.

Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne mirëpresimin njohjen e saj si gjuhë zyrtare të pakicave edhe në rajonet e tjera të Italisë ku jetojnë arbëreshët.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mondi13/08/2020 10:27

O Ilir si nuk e the nje fjale per camet dhe arvanitasit qe banojne ne Greqi dhe nuk kane asnje te drejte ? Ne kushtetute shkruhet : "...me aspiraten shekullore te popullit shqiptar per identitetin dhe bashkimin kombetar... " Je betuar duke vene doren mbi Kushtetute. ZBATOJE !

Shto koment

Denonco