Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Sondazhi me mbi 31 mijë votues/ Pse Basha po fiton me diferencë të theksuar?

Sondazhi me mbi 31 mijë votues/ Pse Basha po fiton me diferencë të theksuar?

15:13, 12/08/2020
A+ Aa A-

Sondazhet vazhdojnë të tregojnë se lideri i opozitës, Lulzim Basha është i preferuari i votuesve si kryeministër, me avantazh ndaj kryeministrit aktual, Edi Rama.

Një tjetër sondazh online, i bërë dje nga faqja më e madhe në FB me mbi 2 mln fansa, tregon se mbi 65 përqind e votuesve mbështesin Bashën si kryeministër. Ndërkohë vetëm 35 përqind e votave shkojnë për Ramën. Mbi 31 mijë persona kanë votuar online.

Ky nuk është sondazhi i parë që fiton Basha online, por të gjithë sondazhet e nxjerrin fitues.

Nga ana tjetër, mediat e majta kanë nxituar të theksojnë se sondazhet online janë të pabesueshme.

Në fakt, sondazhet online mund të mos merren për referencë, por në rastin konkret, kur dihet se qeveria ka një armatë komentuesish të paguar dhe të detyruar, nga ata të administratës, e kupton që fryma tregon se pritet rotacion politik.

Këtë e tregon edhe video e mëposhtme, ku socialistët angazhojnë votues rusë dhe grekë të blerë online dhe sërish Rama nuk del fitues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fifi15/08/2020 14:23

Sondazhzet behen kur gjerat shkojne jo shume keq. Tani eshte e kunderta!

Londra12/08/2020 17:14

Shume i kane dhene kloshar Rames! Do dale dhe me zi dhe ti sekustrohen paratë qën u ka vjedhur shqiptareve.

Krist12/08/2020 16:06

Sondazhet,ne pergjithesi,jane si luget e florinjta te Enverit (pra me u kenaq,me lugen bosh),.Sundazhet,me realitetin,jane ku shane e ku Bagdati!

Shto koment

Denonco