Meta i jep titullin 'Mjeshtër i Madh', Zef Gjinit: Mbi 45 vjet e bëri drurin të flasë

Meta i jep titullin 'Mjeshtër i Madh', Zef Gjinit: Mbi 45 vjet e bëri drurin të flasë

14:34, 12/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar sot Zef Gjinit në Shkodër, titullin e lartë "Mjeshtër i Madh", gjatë vizitës  atje. Zef Gjini, kryeinxhinjeri i Ndërmarrjes Artistike dhe një nga artizanët më të shquar të vendit në 45 vjet, u cilësua nga Presidenti si "njeriu që e bën drurin të flasë".

Në mesazhin e tij në Fb, Meta shprehet:

"Shkodra njihet si kryeqendra e krijimtarisë së artizanatit edhe falë punës, përkushtimit e mjeshtërisë së rrallë të kryeinxhinierit të shquar të Ndërmarrjes Artistike, Zef Gjini.

Me një eksperiencë mbi 45-vjeçare në këtë fushë, jeta e tij ka qenë e lidhur pazgjidhshmërisht me dashurinë për punimin e drurit, dhe jo rastësisht është quajtur: Njeriu që e bën drurin të flasë.

Çdo objekt i gdhendur prej tij është unik sepse inxhinier Gjini dhe artizanët shkodranë, që punojnë me të, gdhendin në radhë të parë me zemër dhe dashuri.

Si kryetar i Shoqatës së Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë, të cilën e drejton prej gati 8 vitesh me shumë përgjegjësi, inxhinier Gjini ka bërë një punë të palodhur edhe për promovimin e vlerave më të spikatura të trashëgimisë kulturore e artistike shqiptare.

Ndaj në mirënjohje dhe në vlerësim të kontributeve të shquara në fushën e artizanatit, zejtarisë dhe trashëgimisë kulturore, si dhe për përpjekjet e pareshtura në fushën e inovacionit në shërbim të vlerave tradicionale, pata kënaqësinë t'i akordoja sot Titullin e lartë "Mjeshtër i Madh"."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco