Shehu: Shteti t’u rimbursojë barnat  të sëmurëve me COVID në banesa!

Shehu: Shteti t’u rimbursojë barnat të sëmurëve me COVID në banesa!

12:52, 12/08/2020
A+ Aa A-

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë ka vërejtur sot se shteti duhet të paguajë së paku barnat dhe ekzaminimet që bëjnë të sëmurët me COVID-19 në shtëpitë e tyre.

Dihet tashmë se mijëra të prekur kurohen në shtëpi nën mbikqyrjen e mjekëve të familjeve dhe janë të detyruar t’i blejnë medikamentet që u duhen. Por, Shehu gjykon se shteti duhet t’i rimbursojë ata 100%.

Në mesazhin e tij në Fb, Tritan Shehu shprehet:

"Kriminale t’u kërkohet shqiptarëve të paguajnë mjekimin ambulator Covid.  Shteti ta rimbursojë 100%! Pjesa dërrmuese e pacientëve me COVID-19 është lënë të mjekohet ambulatorisht, pa bërë as tamponin, duke i futur kështu artificialisht në grupin “dyshim Covid”.

Teorikisht këta, por dhe ata të konfirmuar që nuk hospitalizohen, duhet t’i ndjekë mjeku i familjes, gjë e komunikuar më së fundi, por realisht e mbetur në 3D. Kjo, sepse mjeku i familjes, mbasi u la për disa muaj i paralizuar, vazhdon të jetë krejt i pambrojtur me mjetet e domosdoshme si dhe pa mjetet e nevojshme për të kryer funksionin e tij shumë të rëndësishëm, duke u kthyer në një Call Center e në dhënës recetash me “korrespondencë”.

Por e keqja nuk paska fund, të gjithë këta pacientë duhet të paguajnë vet mjekimin e ekzaminimet, gjë që është e pamundur për shumicën e popullsisë, për vet koston shumë të lartë që ka me antibiotikë, antiagregues ose antikoagulantë që jane heparina me peshë të ulët molekulare ose Xarelto; kortizon; antipiretike, anti emetike, vitamina, medikamente të tjera të veçanta sipas rastit. Për të mos përmendur këtu nevojën për të kryer tamponin, ekzaminimet serologjike, ekzaminimet e tjera të domosdoshme laboratorike, imazherike etj, që janë të detyruara në shumicën dërrmuese t’i realizojnë në struktura jopublike kundrejt pagesave të larta. Më tej, këta pacientë kanë nevojë për lëngje, kalori, proteina etj.

Vetem një qeveri e papërgjegjshme si kjo e jona që në kushtet e një epidemie të tillë mund të lërë jashtë rimbursimit këta pacientë se paku për medikamentet dhe ekzaminimet, pa u shqetësuar për mundësitë e fatin e tyre. Urgjentisht të aplikohen normativat e domosdoshme për këtë mjekim jetik!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco