Letra e biznesmenit në ambasadën e SHBA: Blushi kërkoi 2 apartamente për deklaratën e pasurisë, tani po më grabit pronat

Letra e biznesmenit në ambasadën e SHBA: Blushi kërkoi 2 apartamente për deklaratën e pasurisë, tani po më grabit pronat

12:02, 12/08/2020
A+ Aa A-

Letra e biznesmenit Andon Dhima drejtuar ambasadës së SHBA-ve në Tiranë nuk është e vetmja. CNA.al do sjellë edhe të tjera materiale ekskluzive për raste denoncimesh ndaj ish-deputetit të PS, ish-kreut të LIBRA, Ben Blushi.

Dje CNA.al solli pjesën e parë të denoncimit të biznesmenit Dhima ndaj Ben Blushit, pjesën sesi u bë vjehrri i tij, Abaz Brati me një gjyq dhe shumë formal pronar i një pasurie miliona dollarë.

Sot po sjellim vazhdimin e letrës ku flitet qartë se Ben Blushi po kërkon t’i grabisë pjesë të tjera të pronësisë, Andon Dhimës duke shfrytëzuar gjykatat, megjithëse sipërfaqet e përfituara dhe ndarja sipas ekspertëve flet për kthim të pasurisë dhe jo pjesë të tjera shtesë.

Në letrën drejtuar ambasasës së SHBA-së, Andon Dhima shkruan më tej seL “Pas përfundimit të objektit të mësipërm z. Blushi më kërkon që t’i transferoj 2 apartamente më shumë, të cilat i duheshin (sipas thënieve të tij), për rakordimin e pasurive në kuadër të plotësimit të deklaratës vjetore të të ardhurave si deputet në vitin 2013. Në atë kohë z.Blushi më konfirmoi verbalisht se do të m'i rikthente këto pasuri menjëherë pas deklarimit, por ende sot këto 2 apartamente nuk më janë rikthyer”.

Image

Në letrën e tij biznesmeni Dhima sqaron se: “Më datë 16.01.2019 znj. Nazmie Brati, bashkëshortja e të ndjerit z. Abaz Brati dhe njëkohësisht vjehrra e z. Ben Blushi, më ka paditur në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Tiranë, duke kërkuar më shumë sipërfaqe ndërtimore në objektin e sipërpërmendur, nga ajo çfarë kishin përfituar deri në atë moment.

Konkretisht, në këtë proces kërkohet një siperfaqe ndërtimore shtesë prej 562.3m2, të ndara në njësi tregtare dhe garazhe, vlera e të cilave shkon rreth 650.000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë euro). Në kuadër të procesit gjyqësor, është marrë dhe një mase për sigurimin e padisë së znj. Brati, nëpërmjet të cilës gjykata ka bllokuar 10 pasuri të paluajtshme (njësi dhe garazhe) në pronësinë time, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj çështje (bashkëlidhur kërkesë-padia e znj. Brati dhe Vendimi i Gjykatës nr.5421 datë 17.07.2019).

Kjo çështje aktualisht po gjykohet nga gjyqtarja e Rrethit Gjyqësor Tiranë, znj. Teuta Hoxha, gjykimi cili do të vijohet nga një trup gjykues i kryesuar nga znj. Hoxha. në moskthimin e 2 apartamenteve nga z.Blushi , si dhe me qëllim përfitimin në mënyrë të pajustifikuar të pasurive të tjera. Gjithashtu, nisur nga realiteti në të cilin jetojmë, kam dyshimin e arsyeshëm të mendoj për mundësinë e ndërhyrjes dhe ndikimit të z.Ben Blushi tek gjyqtarët që do të gjykojnë këtë çështje, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, në mënyrë që të vendosin në favor të vjehrrës së z.Blushi”, shkruhet në letrën që biznesmeni Andon Dhima i ka drejtuar Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë./CNA.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari12/08/2020 17:29

KU ESHTE SPAK???!!! KU ESHTE SPAK PER BENIN E PARTISE??? APO ESHTE KTHYER NE SNUK! BENIAMIN PLEHRA!!! A E MBANI MEND KUR DOLI NE FUSHATEN PER "LIBRA"?? TE GJITHE THOSHIN: KY PO, KY IA VLEN. NJEREZ TE TILLE I DUHEN SHQIPERISE, ETJ, ETJ!!! IA I DOLI MASKA E BOREBARDHES BENIAMIN CAKALLIT, BENIAMIN HIJENES SE PANGOPUR!!!

Shqiptari12/08/2020 12:48

Ky eshte gjobaxhi. Ky se kupton fundin qe e pret!

Shto koment

Denonco