‘Qeveria me pushime’/ Boçi: Ministria parashtron dilema, e s’di kë skenar të zgjedhë, si në historinë e gomarit…

‘Qeveria me pushime’/ Boçi: Ministria parashtron dilema, e s’di kë skenar të zgjedhë, si në historinë e gomarit…

20:09, 11/08/2020
A+ Aa A-

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ngritur akuza të ashpra ndaj ministres Besa Shahini, pasi sipas tij, ‘e gjithë Evropa është e angazhuar dhe e qartë për të ulur nxënësit në bangat e shkollave dhe arsimin e shpall prioritet numër një, Qeveria e Ministria jonë e Arsimit janë arratisur në pushime të gjata’.

Gjithashtu Boçi analizon veprimet e mara, ku përkundër kësaj, ‘ministria parashtron dilema e s’di akoma kë skenar të zgjedhë’, duke e krahasuar me historinë e gomarit, ‘të cilit i vendosën përpara tagji dhe jonxhë e i kërkuan të zgjedhë vetëm njërën si ushqim. Duke mos ditur kë të zgjedhë, midis shumë dilemave (dy, ministria ka tre) i ngrati, ngordhi nga uria’.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

MINISTRIA E PUSHIMEVE

Nd?rsa e gjithë Evropa është e angazhuar dhe e qartë për të ulur nxënësit në bangat e shkollave dhe arsimin e shpall prioritet numër një, Qeveria e Ministria jonë e Arsimit janë arratisur në pushime të gjata.

Udhëzimi për fillimin e vitit shkollor duhet të kishte dalë, ndërsa përgatitja e shkollave duhet të kishte nisur.

Problemet e akumuluara janë me qindra, por Ministria sillet sikur çdo gjë shkon vaj.

Dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, për të mos krijuar gropa në formimin e brezave, por askush nuk vepron.

Shkollat nga ana fizike në një pjesë të madhe janë të degraduara dhe jashtë standarteve evropiane për shkollat e shëndetshme.

Nuk ofrojnë asnjë garanci higjeno-sanitare dhe realizim të protokolleve shëndetësore.

Investimet për mjete mësimore, apo rikonstruksione janë zero.

Ministrja përpëlitet në deklarata për tre skenarë, sikur do bëjë filmin e rradhës.

Ndërkohë duhet të kishte të ngritur grupin e punës me specialistë të pedagogjisë e didaktikës, të IT e ekpertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase si zgjidhje reale.

Përkundër kësaj ministria parashtron dilema e s’di akoma kë “skenar” të zgjedhë.

E gjitha si në historinë e gomarit, të cilit i vendosën përpara tagji dhe jonxhë e i kërkuan të zgjedhë vetëm njërën si ushqim.

Duke mos ditur kë të zgjedhë, midis shumë dilemave (dy, ministria ka tre) i ngrati, ngordhi nga uria.

Mos o Zot të na i ndodhë ndonjë gjë ministrisë!!!

Rroftë Ministria online e Pushimeve!!!!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco