Ish-gjyqtari akuzon policinë e Vlorës: U bë me urdhër të drejtorit Duka

Ish-gjyqtari akuzon policinë e Vlorës: U bë me urdhër të drejtorit Duka

19:52, 11/08/2020
A+ Aa A-

Për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës, ish-gjyqtari Alaudin Malaj ka përgënjeshtruar deklaratën e policisë ku u tha se një 19-vjeçar kishte qëlluar me armë ndaj një administratori hoteli.

Në deklaratën e siguruar nga Fax News, Malaj thotë se i riu Daniel Zotaj, i cili ka rënë në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes të mbrëmjes së kaluar është marrë peng rreth një vit e gjysmë më parë.

Sipas ish-gjyqtarit, gjithçka u bë me urdhër të drejtorit të policisë së Vlorës, të cilin e cilëson si “kriminelin më të madh në radhët e policisë së shtetit”.

“Bazuar në direktivat e marra nga drejtori Artjon Duka, kanë marrë peng shtetasin Daniel Zotaj, në atë kohë rreth 16 vjeç, të cilin e kanë kërcënuar dhe duke qenë se ai punon roje pranë objekteve në pronësi të familjarëve të mi, është përdorur për të dërguar mesazhe në adresën time, duke thënë se do të më vrisnin”, thotë në deklaratën e tij Alaudin Malaj.

Sa i përket ngjarjes së mbrëmjes së kaluar, thotë se nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri dhe kjo vërtetohet me anë të pamjeve filmike.

Ish-gjyqtari Malaj bën me dije se ngjarja u administrua nga drejtori i policisë  ndaj të riut që punon si roje në objektet në pronësi të familjes së ish-gjyqtarit.

Teksa sqaron se nuk është hera e parë që arrestohet Zotaj dhe familjarët e tij, Malaj përmend edhe emrin e Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliut  duke i thënë se “falangat e tyre nuk do t’i ndihmojnë dot këto persona që shpërdorojnë detyrën e besuar nga shtetit për të dëmtuar familjen time dhe mua.”

Reagimi i plotë: Nga ana e Policisë së Shtetit është bërë një deklaratë në ditën e sotme, rreth mesditës, mbi një ngjarje të ndodhur dje në mbrëmje pranë një hoteli, të ndodhur në Lungomare Vlorë. Lidhur me këtë ngjarje dhe mënyrën e transmetimit të saj nga ana e Policisë së Shtetit po ju sqaroj se:

Para rreth një viti e gjysëm, dy-tre punonjës së Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar në direktivat e marra nga drejtori Artjon Duka, kanë marrë peng shtetasin Daniel Zotaj, në atë kohë rreth 16 vjeç, të cilin e kanë kërcënuar dhe duke qenë se ai punon roje pranë objekteve në pronësi të familjarëve të mi, është përdorur për të dërguar mesazhe në adresën time, duke thënë se do të më vrisnin.

Janë pikërisht të njëjtët “agjentë” të cilët kanë arrestuar mbremjen e djeshme shtetasin Daniel Zotaj, duke ngritur ndaj tij akuzën për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që nga pamjet filmike të konfliktit të ndodhur, që janë administruar nga vetë kjo drejtori policie, rezulton se ai nuk ka pasur në asnjë moment armë në dorë. Ky fakt madje është deklaruar edhe nga personat e tjerë që janë përfshirë në një konflikt rastësor, të atëçastshëm.

Nga ana e punonjësve të policisë së është bërë në mënyrë të qelimshme ngritja e kësaj akuze, pavarësisht se nga të gjitha provat rezulton e kundërta.

Nuk është hera e parë që nga ana e punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kryhet arrestimi i shtetasit Daniel Zotaj, apo edhe i familjarëve të mi. Kryerja e këtyre veprimeve me urdhër të Artjon Duka përbën ngjarje kriminale për të cilat duhet të vihen në lëvizje strukturat kompetente si Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Prokuroria e Përgjithshme dhe instancat përkatëse të Shërbimit Informativ dhe policisë së shtetit.

Krimi që ka pushtuar komisariatin e policisë në qytetin Vlorës nën drejtimin e Artjon Dukës, që është krimineli më të madh në rradhët e policisë së shtetit, i lidhur me bandat e trafikut të narkotikëve, për të cilin nuk ka të madh e të vogël në Vlorë që nuk e njeh, duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.

Falangat e Fatmir Xhafajt, Edi Ramës dhe Ardi Veliut nuk do t’i ndihmojnë dot këto persona që shpërdorojnë detyrën e besuar nga shtetit për të dëmtuar familjen time dhe mua, as nga unë dhe as nga familjarët e mi.

Për veprimet e paligjshme të kryera në vitet e mëparshme nga strukturat policore ndaj familjarëve të mi, tashmë me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është urdhëruar regjistrimi i procedimit penal kundër Ardi Veliut dhe kujtdo “xhandari” të tij i cili ka zbatuar verbërisht urdhrat e kundërligjshme të eprorit. Ata tashmë po procedohen penalisht për veprimet e dhunshme të kryera gjatë ushtrimit të detyrës në shkelje të ligjit. Në të njejtën mënyrë janë duke vepruar edhe sot ndaj shtetasit Daniel Zotaj, dhe për këtë arsye ato do të mbajnë përsëri përgjegjësi penale, pasi në fund të fundit, ligji është i barabartë për të gjithë.

Ju bej thirrje organeve ligjzbatuese që të merren të pandehur këto persona për fallsifikim të provave në vendin e ngjarjes dhe së shpejti këto fakte do të bëhen publike në të gjithë televizionet në në Shqipëri dhe jashtë saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi12/08/2020 01:59

Po ka shume te drejte Banditi me i madh ne policine e shtetit Artion Duka.

Shto koment

Denonco