Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

‘Jam njësh për të qenë dysh’- IRIQI bisedon me Blushin

‘Jam njësh për të qenë dysh’- IRIQI bisedon me Blushin

18:01, 11/08/2020
A+ Aa A-

Iriqi:- Po bëhen afërsisht 30 vjet që ke korrur grurë pa hedhur farë. Si ia ke arritur?

Blushi:- Jam njeri i lirë unë.

Iriqi:- Dhe kaq?

Blushi:- E kam zgjedhur suksesin. Nuk vrapoj pas punës, pas lodhjes, vullnetit. Por rend pas ... mbretit. Nuk më kupton, doemos je iriq. Ja, po ta shpjegoj. Si strategji të jetës kam zgjedhur dyshin.

Iriqi:- Dyshin?

Blushi:- Po. Nuk luftoj asnjëherë të jem njësh. Se duhet djersë e duhen bythë. Ndaj rri pas njëshit. I servilosem atij dhe e zhvat. Kështu ia bëra Niko Lesit te Koha Jonë. Sa u bëra i njohur, m’u afrua Nano. E braktisa Nikon. Ika te Nano. E pashë që ai po thyente qafën. Më duhej një njësh. Afrova Ramën. Bëhu kryetar i PS-së, e nxita. Je trap, më tha. Se dhe Rama është gatuar si unë, i specializuar per dysh. Por ia doli se grumbulloi pasuri te bashkia. Isha mirë me të se vazhdoja dyshi të isha unë. Deri sa një ditë m’u ngrit mendja dhe thashë, pse mos bëhem unë njësh? E atje gabova. Si gaforrja që donte të ecte para kur është mësuar të ecë mbrapsht, me bythë.

Iriqi:- Po ama arrite e u bëre kryetar i LIBRA-s.

Blushi:- Hahaha, si ai që gris biletat te dera e kinemasë dhe mburret që luan në filmin që shfaqet.

Iriqi:- Po si përfundove te Topi?

Blushi:- Si dysh. Atje njësh është pronarja. Unë rri në Dardhë, ble prona e shes prona, ble aksione e shes aksione, vjel dhe ndikim e kërcënim që u bëj afaristëve. Po eci keq, fajin e ka njëshi.

Iriqi:- Dje i shkruajte një letër vajzës tënde?

Blushi:- Po, se nuk di si ta shtyj ditën. Më ktheu përgjigje vajza. Po dje. O ba, shkruaje dhe njëherë se nuk kuptoja ç’doje të thoje, më tha. Kam pjerdhur se u plaka tani. Sa herë shkruaj poezi, dramë, tregim, do e fus Saliun patjetër.

Iriqi:- Fiksim?

Blushi:- Punësim. Nëse nuk do ishte Saliu në historinë e këtyre viteve, unë do isha psh berber në Greqi. I shtoftë Zoti jetën se na pasuroi. Kaq mallkime i kam bërë sa dhe babi im më kishte frikë. Në ca dokumente ai ka nënshkruar Kiço Ben Blushi.

Iriqi:- Nëse Rama nuk fiton zgjedhjet, si do jetosh?

Blushi:- Me Bashën. Do i afrohem e do i them se kur isha unë gazetar i RD, ai nuk kishte lindur.

Iriqi:- Po ndonjë arritje jo si dysh, por si njish a ke?

Blushi:- Po, vetëm një. Më pickoi dikur gjarpri dhe ngordhi... gjarpri. Nuk u çudita. Kot nuk më thonë Ben Top Helmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco