Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Deputeti qeros që ka qenë kaçurrels dhe u jepte femrave me uiski në vend të ujit, hap arkivat…

Deputeti qeros që ka qenë kaçurrels dhe u jepte femrave me uiski në vend të ujit, hap arkivat…

15:51, 11/08/2020
A+ Aa A-

Një nga deputetët e listave të opozitës së larguar nga parlamenti, Kostaq Papa, njësoj si ajo e “kaparatës”, u bë i famshëm pas një fjalimi në parlament ku u mburr për flokët kaçurrel që ka pasur dikur, si dhe sepse u jepte femrave uiski në vend të ujit.

“Të gjithë duhet të jemi xhentëlmen me që kanë ndodhur disa gjëra lidhur me femrat, periudhën e kaluar. Femrave duhet ti kërkojmë ndjesë edhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për femrat sepse në rininë time, të gjitha femrat që më janë afruar mua, kur kisha edhe kaçurrelat, por kur kisha edhe paratë, kanë pirë më shumë uiski, apo pije të mira sesa ujë”, ishte një pjesë e fjalimit të tij në parlament i cili bëri xhiron e rrjetit.

Si duket për të vërtetuar fjalët e tij, ditën e sotme Papa ka publikuar në llogarinë e tij në FB disa foto nga koha kur ishte i ri dhe me flokët kaçurrela.

“Për ata që duan të shohin foto me kaçurrela po ua plotësojmë dëshirën!
Foto të viteve 1984 në Sarandë, Korçë, Voskopojë,1985 Memaliaj e Korçë,1986 Korçë dhe foto si Emigrant në Athinë më 1991 e 1992. Do pasojnë dhe foto të tjera për të hequr kureshtjen!”, shkruan deputeti krahas postimit”, është teksti me të cilin ai shoqëron fotografitë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ks 11/08/2020 17:53

Paska qen si Tim kaçurrelsi hahahahahahaha, ku ka mberrit Shqiperia me keto shoket e Rames.

Shto koment

Denonco