Çfarë po ‘gatuan’ Edi Rama me mandatet e Durrësit?

Çfarë po ‘gatuan’ Edi Rama me mandatet e Durrësit?

14:49, 11/08/2020
A+ Aa A-

Një ditë më parë, portali Lapsi.al raportoi se kryeministri Edi Rama do e braktisë Vlorën, për të kandiduar në Durrës. Lajmi vjen pas përplasjeve të forta në Vlorë dhe pas raportimeve se PS është katandisur në nivelin e 30 përqind në qytetin bastion.

Ndërkohë, Durrësi është simbol i manipulimit zgjedhor. Ditën kur u raportua ky lajm, INSTAT bëri me dije se Durrësi ka kaluar me popullsi në vendin e dytë si qarku më i madh pas Tiranës.

Disa vëzhgues kanë dyshime se kjo mund të jetë një lojë për lëvizje mandatesh në favor të Durrësit. Dyshimet janë për shkak se në vitin 2017, në Durrës ishin rreth 150 mijë votues. Kurse tani rezultojnë se janë në total 290 mijë banorë.

Dyshime janë hedhur jo vetëm për Durrësin, por edhe për qarqe të tjera.

Kjo çështje pritet të debatohet kur të rikthehet vjeshta e nxehtë politike, teksa ndarja territoriale ka qenë gjithmonë një mjet në dorë të pushtetit të Edi Ramës gjatë zgjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco