'Dështimi i paralajmëruar i Rilindjes'

'Dështimi i paralajmëruar i Rilindjes'

12:38, 11/08/2020
A+ Aa A-

Nga Silva Caka.

Qeverisja e Edi Ramës vazhdon të dëmtojë çdo ditë interesat e Shqipërisë, duke kaluar tashmë perceptimin e brendshëm.

Qytetarët shqiptarë e ndjejnë keqqeverisjen çdo ditë në familjet e tyre dhe pritej që kjo keqqeverisje të jepte efektet e saj edhe në raportet e Shqipërisë me organizmat ndërkombëtarë.

Arsyet e largimit të shqiptarëve tashmë nuk janë vetëm ekonomike; ato lidhen ngushtësisht me mungesën e demokracisë, institucioneve shtetformuese, meritokracisë dhe prezencës këmbëngulëse të korrupsionit, në çdo nivel drejtues.

Zyrtarisht, në konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria do të veçohet nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe do të merret në konsideratë çelja e negociatave, vetëm nëse plotësohen 15 kushtet!

Edi Rama, me prishjen e dakordësisë së arritur më 5 qershor, lidhur me miratimin e Reformës Zgjedhore, si dhe me ndryshimet e njëanshme dhe pa konsensus në Kushtetutën e Shqipërisë, i hoqi çdo shans Shqipërisë për t'u afruar me Europën.

Shqipëria ngeli përsëri e fundit dhe kjo faturë duhet të paguhet veç nga Edi Rama; ai është i vetmi përgjegjës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco