Berisha: Shikoni si i shkatërrojnë bizneset në mes të Tiranës

Berisha: Shikoni si i shkatërrojnë bizneset në mes të Tiranës

10:51, 11/08/2020

Sikur të mos mjaftonte kriza e pandemisë, që u mbylli qepenat bizneseve për javë të tëra, një krizë e re u ka trokitur tashmë në derë një pjese të mirë të tyre, që operojnë në të dy krahët e Rrugës së Durrësit në Tiranë. Këtë radhë, krizën ua ka shkaktuar bashkia e Tiranës, e cila po kryen punime të thella në rrugë dhe e ka bllokuar atë.

Thirrja për ndihmë e një biznesmeni në këtë segment kryesor të Tiranës “jemi në pikë të hallit”, e ka nxitur ish-kryeministrin Sali Berisha ta publikojë shqetësimin e tij me këtë shënim: “Shikoni videon dhe lexoni mesazhin se si i shkatërrojnë bizneset në mes të Tiranës,” nënvizon Berisha.

Doktor, përshëndetje. Uroj të jesh mirë me shëndet.

Kam një biznes butik në Rrugën e Durrësit në Tiranë.

Kemi mbi dy javë që jemi në këtë gjendje siç e shikon në videon që ta nisa.

Sapo likuiduam taksat, na vendosën traun te Zogu i Zi dhe na bllokuan. Punojnë dy punëtorë, një nga dy orë në ditë.

Do të kërkoj ndjesë për shqetësimin, njëkohësisht të lutem pasqyroje se jemi në pikë të hallit. Ju lutem!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

...11/08/2020 11:38

Kjo eshte kriminale se si i zgjedhuri nuk do t’ja dije se cfare demesh i shkakton biznesit te vogel, atyre qe nuk i kerkojne gje shtetit vecse i japin dhe punesojne.

tl11/08/2020 11:23

Me fb e berishes nuk arrihet gje perveç demaskimit,por kjo nuk mjafton.po nuk uçuam ne kembe te gjithe dhe ti sulemi surelit kjo qeveri do vazhdoje si ta kete me mbare per vete.

Shto koment

Denonco