'Me sytë nga opozita'/ Basha bën të pamundurën, vë në lëvizje bashkinë e vdekur të Durrësit

'Me sytë nga opozita'/ Basha bën të pamundurën, vë në lëvizje bashkinë e vdekur të Durrësit

09:30, 11/08/2020

Vetëm pak orë pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha, u takua me banorë të Manzës dhe pas denoncimeve të tij dhe dhe të qytetarëve të pastrehë që prej 26 nëntorit, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindertim.

PD deklaroi se "vendimi i Këshillit Bashkiak të Durrësit u mor pas vizitës së Bashës në Manzë. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në çadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama.

Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim.

Ndaj u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk demton edhe më shumë qytetarët e rrënuar."

Image

Dje Basha, pas vizitës në Manzë, shkroi këto radhë në Fb dhe publikoi pamjet:

"Dhjetra familje në Manzë dhe në zonat e tjera të goditura nga tërmeti, jetojnë ende në çadra dhe në kushte shumë të vështira. Këta banorë kanë rreth 10 muaj pa një çati mbi kokë për veten dhe fëmijët e tyre.

Qeveria i gënjeu kur ju premtoi se do t’i strehonte dhe sistemonte familjet, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti. Sot në Manzë takova të moshuar të pastrehë, prindër pa shtëpi, që jetojnë në çadër, të braktisur nga qeveria. Asnjë qindarkë nga paratë publike të shtetit apo nga fondet e dhëna nga BE nuk ka ardhur këtu.

Nën vapën e padurueshme, nën shirat e vazhdueshëm dhe në kulmin e pandemisë, ata përpiqen të mbijetojnë, ndërsa qeveria vazhdon t’i vjedhë fondet publike që ju takojnë atyre, për t'jua dhënë me PPP dhe koncensione 5 klientëve të saj oligarkë.

Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme që punon për ta. Askush në Shqipëri nuk duhet të jetojë në çadra apo të llogarisë bukën e gojës. Vëmendja jonë kryesore do të jenë qytetarët, hallet dhe shqetësimet e tyre të përditshme. Kjo është detyra e çdo qeverie normale, dhe shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri serioze, që vë në plan të parë shëndetin dhe mirëqenien e tyre."

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco