Kujdesi shëndetësor: Shqipëria, e parafundit në Europë në 2020

Kujdesi shëndetësor: Shqipëria, e parafundit në Europë në 2020

07:24, 11/08/2020

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin i Kujdesit Shëndetësor në gjysmën e parë të vitit 2020 nga Numbeo, portali më i madh global për kostot e jetesës dhe të dhënave për cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Sipas përditësimit të fundit që i përket janar-qershor 2020 Shqipëria mori 53.2 pikë nga 100 të mundshme duke lënë pas vetëm Hungarinë.

Numbeo sqaroi se Indeksi i Kujdesit Shëndetësor është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të sistemit të kujdesit shëndetësor, profesionistëve të kujdesit shëndetësor, pajisjeve, stafit, mjekëve, kostos, etj.

Indeksi matet me dy mënyra, me vlerësimet e përdoruesve të shërbimeve dhe të ekspertëve. Në të dyja vlerësimet Shqipëri renditet e parafundit në Europe dhe 10 vendet me sistemin me dobët shëndetësor ndër 100 vendet e marra në studim.

Sipas hartës bashkëngjitur shihet se vendet e Europës Lindore dhe Juglindore kanë sisteme të dobëta të shëndetit.

Edhe tregues të tjerë të publikuar nga organizata vendase dhe huaja, duke përfshirë edhe Organizatën Botërore të Tregtisë bënë theksin se sistemi shëndetësor shqiptar ka kapacitete të dobëta, me një numër të ulët stafesh mjekësore, burime të pakta financimi dhe një infrastrukturë të vjetruar dhe mungesë pajisjesh mjekësore.

Aktualisht Shqipëria ka vetëm 1,2 mjekë për 1000 banorë, teksa mesatarja e vendeve në Zhvillimin është mbi 3 mjekë për 100 banorë. Gjithashtu Shqipëria angazhon vetëm 3 për qind të burimeve publike për financimin e shëndetësisë, në një kohë q në vende të tjera në tranzicion dhe të zhvilluara ky tregues arrin nga 4-7% PBB-së.

Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish spitalorë në raport me popullsinë. Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave përllogaritet se ka 3 shtretër në dispozicion për 1000 banorë, duke u renditur kështu e shtata për nga numri i ulët në krahasim me vendet e BE-së dhe ato të rajonit.

Krahasuar edhe me vendet e rajonit, Shqipëria ka një diferencë të dukshme. Në Malin e Zi sipas të dhënave të Eurostat mbi numrin e shtretërve dhe të popullsisë, dhe përllogaritjet e Monitor, ka rreth 3.9 shtretër për 1000 banorë, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 4.4 dhe Serbia me 5.6.

Projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike. Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID 19 është i rëndësishëm”, thuhet në raport./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco