Ben Blushi justifikon falsifikimin/ Katër faktet që e nxjerrin zbuluar dhe Natalia e pafajshme

Ben Blushi justifikon falsifikimin/ Katër faktet që e nxjerrin zbuluar dhe Natalia e pafajshme

14:41, 10/08/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti socialist Ben Blushi ka reaguar pas publikimit të dokumenteve zyrtare ku dukej qartë se firma e vajzës së tij ishte falsifikuar në një akt noterial, ku blihej një pronë me vlerë marramendëse në Korçë. Beni ka gjetur justifikimin duke theksuar se këtë e bën Sali Berisha duke dashur ta politizojë çështjen.

Është ky Ben që thoshte se po e sulmonte Ridvan Bode, Niko Peleshi, Arben Ahmetaj, Aleksandër Frangaj, Alban Jaho, Albert Sino, Sokol Meqemeja, etj. etj. etj. mediat e opozitës etj etj. Sot më në fund tha Sali pasi nuk gjeti shpëtim për më shumë se 4 muaj të vërteta e skandale.

Në fakt Ben Blushi sërish gënjen dhe kërkon të shpëtojë duke u fshehur pas gishtit.

Së pari, Ben Blushi nuk ka asnjë arsye ta ngatërrojë vajzën me këtë çështje. Kjo për faktin se Natali Blushi nuk ka qenë aspak në Shqipëri kur është firmosur kontrata.  Kush e firmosi kontratën tek noterja për Natalinë, ky është thelbi i problemit. Firma është false dhe noterja mban përgjegjësi ligjore.

Së dyti, në rast se Beni i ka bërë dhuratë vajzës ta gëzojë, por nuk mund të thotë pse lirë pse shtrenjtë. Sepse kur çmimi është 10 apo 15 herë më i lirë se vlera e tregut ka korrupsion, fshehje të vlerës reale, kjo e bërë nga një politikan në atë kohë deputet dhe ka përgjegjësi ligjore.

Së treti, ku shkruhet që politikanët që bëjnë libra kanë të drejtë të falsifikojnë firmat në prani të noterës dhe dhuratën që i bëjnë fëmijës duhet ta shkruajnë 10 apo 165 herë në vlerë më të ulët se tregu.

Së katërti, mund t’i tregosh Natalisë si ja bëre nënën aksionere me pronarët e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri. Tregoja mos ja fshi si u bëre ortak me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe më pas bleve Lori Kafe. Tregoja mos ja fshi këto të vërteta, apo ke vendosur t’i mbash për pleqëri mos ja japësh fëmijëve dhuratë?

Për ta mbyllur, këndin e leximit e ka me dritare nga toka 2 mijë m² që legalizove në Dardhë duke u sherrosur me komshinjtë apo bie nga rruga poshtë, se këtej nga komshinjtë vërtet duhet të ketë turp të nxjerrë kokën, pasi babai mori me legalizim atë që nuk i takonte sepse është drejtor i Top Channel?

Natalinë mos e përfshi në këtë histori Ben Blushi! Nuk të mëshiron kush se përdor emrin e saj? Kaq keq ke katandisur sa përdor vajzën të shpëtosh surratin tënd të ndotur? 

Ti je një politikan, ish-deputet, ish kryetar partie, kryetar grupi parlamentar, ministër. Ti je njëri që je paguar më taksat e shqiptarëve, por së fundi si drejtor televizioni je marrë peng, e nuk je aspak i lirë. Je peng i 2 mijë m² truall që legalizove në Dardhë duke mos qenë pronar, je peng i 6 mijë m² në Dhërmi që po hetoin SPAK, je peng i përplasjeve me biznesmenin Pandi Carapuli apo Arben Reli. Je peng i Vjollca Hoxhës, gjyqeve dhe konflikteve të pronësisë. Je peng i akuzave nga biznesmenë, me letra edhe në ambasadën e SHBA-ve.

Po Beni ti je për të ardhur keq sepse je peng i grykësisë tënde. Je peng dhe i vetmuar, shiko rrotull, s’ke më asnjë shok, asnjë bashkëpunëtor, por ke ngelur vetëm ti me grykësisë tënde. Ke ngelur i vetmuar dhe i urritur për të rrëmbyer ç’të mundësh, për të bërë intriga, sulmuar, gënjyer, anatemuar e copëtuar kë të kesh mundësi.

Leje jashtë kësaj historie Natalinë, ajo s’ka faj, as pse të ka baba. Natalia është princesha që në këtë histori duhet të qëndrojë jashtë, ajo nuk është as falsifikatorja, as rrëmbyesja e pronave, as njeriu që fshehu vlerat, e as njeriu që çoi vjehrrin të bëhej pronar pallati. Natalia është krenare që të ka baba mos ki dyshim, edhe pse ti je grykësi dhe intriganti më i fëlliqur në historinë e medias shqiptare, por ajo nuk mund ta zgjedhë babanë./CNA.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

QYTETARI dt 10 gusht 202010/08/2020 19:49

E paska "zilepsur" mjekra e Edi Ramës Benkën nga Korça, që e paska lënë të ngjashme si të tij....

QYTETARI dt 10 gusht 202010/08/2020 19:46

E paska "zilepsur" mjekra e Edi Ramës Benkën nga Korça, që e paska lënë të ngjashme si të tij....

Shto koment

Denonco