'Qeveria i gënjeu, asnjë qindarkë nga shteti apo fondet e BE nuk ka ardhur këtu'

'Qeveria i gënjeu, asnjë qindarkë nga shteti apo fondet e BE nuk ka ardhur këtu'

14:33, 10/08/2020
A+ Aa A-

Nga Lulzim Basha.

Dhjetra familje në Manzë dhe në zonat e tjera të goditura nga tërmeti, jetojnë ende në çadra dhe në kushte shumë të vështira. Këta banorë kanë rreth 10 muaj pa një çati mbi kokë për veten dhe fëmijët e tyre.

Qeveria i gënjeu kur ju premtoi se do t’i strehonte dhe sistemonte familjet, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti. Sot në Manzë takova të moshuar të pastrehë, prindër pa shtëpi, që jetojnë në çadër, të braktisur nga qeveria. Asnjë qindarkë nga paratë publike të shtetit apo nga fondet e dhëna nga BE nuk ka ardhur këtu.

Nën vapën e padurueshme, nën shirat e vazhdueshëm dhe në kulmin e pandemisë, ata përpiqen të mbijetojnë, ndërsa qeveria vazhdon t’i vjedhë fondet publike që ju takojnë atyre, për t'jua dhënë me PPP dhe koncensione 5 klientëve të saj oligarkë.

Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme që punon për ta. Askush në Shqipëri nuk duhet të jetojë në çadra apo të llogarisë bukën e gojës. Vëmendja jonë kryesore do të jenë qytetarët, hallet dhe shqetësimet e tyre të përditshme. Kjo është detyra e çdo qeverie normale, dhe shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri serioze, që vë në plan të parë shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco