Një tjetër politikan e mund COVID-19, Murat Basha mirënjohës edhe ndaj kreut të PD

Një tjetër politikan e mund COVID-19, Murat Basha mirënjohës edhe ndaj kreut të PD

13:54, 10/08/2020
A+ Aa A-

Një tjetër politikan shqiptar ka fituar betejën për jetën ndaj COVID-19: Murat Basha i Lëvizjes së Legalitetit.

I vetëdijshëm për rrezikun e madh që paraqiste sëmundja, e cila e detyroi të shtrohej në Spitalin Infektiv, i bindur për profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve, ai i ka shprehur mirënjohjen atyre për përkujdesin dhe vëmendjen që iu kushtua. Po ndër të tjera, ka zbuluar edhe një detaj, se kryetari i opozitës Lulzim Basha është interesuar personalisht për shëndetin e tij.

Në shënimin e tij në Fb, Murat Basha shpreh këto përjetime:

“E kam detyrim moral por edhe njerëzor,të falenderoj me përulësi dhe emocion, të gjithë personat që u kujdesën për mua,por edhe për të sëmurët e tjerë. Pavarësisht kushteve...

Faleminderit prof. Najada Çomos, profesionistes, humanes, të palodhurës, gojëmblës e cila personalisht takonte dy herë në ditë çdo pacient; të mirënjohurit prof.Tritan Kalos, dr. Nevilës etj., kryeinfermieres Rita dhe gjithë stafit të infermierëve dhe sanitarëve, që punonin fort, në kushte tejet të vështira, që ndërroheshin me njëri tjetrin,derisa dehidratoheshin dhe gati humbisnin ndjenjat nga vapa...; për Juna Krastën, të palodhururën, të gatshmen për gjithshka,e mrekullueshme dhe gojëmbël.

Falenderoj Lulzim Bashën për interesimin dhe përkujdesjen, prof.Tritan Shehun që u kujdes çdo ditë për mua. Në fund, familjen që i shkaktova aq probleme. Faleminderit Zotit,” e mbyll mesazhin ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco