Vetëm 5 mln lekë për shtëpinë e çarë/ Basha akuzon qeverinë: Mendje për t'i mbajtur lekët për vete

Vetëm 5 mln lekë për shtëpinë e çarë/ Basha akuzon qeverinë: Mendje për t'i mbajtur lekët për vete

12:46, 10/08/2020
A+ Aa A-

Dy familjet Gjoka në fshatin Kameras nën një çati janë vizituar sot nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, pasi njera është skualifikuar nga mbështetja financiare prej qeverisë për rindërtimin e shtëpisë me argumente absurde. Ndiqni pamjet e së ashtuquajturës banesë, prezantuar nga zonja e shtëpisë dhe mendimin që shprehu kreu i opozitës për situatën e trishtë që pa.

“Shtëpia është çarë tejpërtej, dyshemeja atje ka bërë ulje e neve na thonë nuk përfiton gjë. Burri im nuk përfiton asgjë,” tha zonja.

Vjehrri i saj sqaroi: Jemi dy kurora këtu.

Basha: Dy familje, 5 milionë lekë të vjetra!

Zonja: Po po, dy familje! Se jemi të ndarë.

Zotëria i moshuar shpjegoi: Çuni, më thanë, nuk fiton, se e kam unë tapinë e shtëpisë! Por çuni është i ndarë! Çfarë të bëj unë me 5 milionë lekë?! Mirëpo, nuk ke ku ankohesh!

Zonja: Mezi na e prunë çadrën. Do ta sjellim, do ta sjellin e mbrapa e kanë sjellë, se kemi qëndruar në plastmas.

Basha: Pra, këtu flini!

Zonja: Po, këtu flemë ne (tregon çadrën në oborr) se unë jam nusja. Ja, mund ta shikoni, me fëmijë të vogël, ja ku flemë…  Për ujë kemi pusin.

Dhe, pasi i ka prezantuar këto pamje me video deri në detaje në Fb e tij, pasi ka dalë nga shtëpia e familjes Gjoka, Basha i është drejtuar një shtëpie tjetër duke thënë vetëm këto dy fjalë për ndjekësit e tij në Fb, pasi pamjet flisnin vetë: “Se kanë mendjen për t’u dhënë lekët njerëzve, e kanë për t’i mbajtur për vete!" nënvizoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco