Virusi jashtë kontrollit/ Shehu: 8 propozime për rrugëdaljen

Virusi jashtë kontrollit/ Shehu: 8 propozime për rrugëdaljen

09:57, 10/08/2020
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu

Gjendja jashtë kontrollit me një Kryeministër të dështuar e “avulluar”, Qeveria vetëm në rolin e Kasandres imponon dorëheqjen e tyre, ndryshe...tragjedi!

Tejet i rrezikshëm bëhet ky realitet i krizës shëndetesore nga një Kryeministër që vetëm për Covid nuk flet më, nga një Qeveri e aftë vetëm të “parashikojë” kohë të vështira, me një sistem shëndetësor të dekapituar e në amulli, si dhe me qytetarë të lënë në mëshirën e fatit.

Kështu nuk ngel gjë tjetër veçse të presim ne pasivitet muajt që vijnë për të përjetuar “apokalipsin”, që Qeveria Kasandër përfytyron.

Por Kryeministri, që në momente të vështira nuk pranon dështimet a përgjegjësitë e fshihet, Qeveria që vetëm parashikon “Zi” për fajet e saj pa bërë asgjë, kanë vetëm një rrugëdalje, dorëheqjen, sepse aktualisht kërkohet:

1-Të stimulohen dhe subvencionohen potencialet laboratorike për një liberalizim të të gjitha llojeve të testeve Covid me objektiv minimal 2500 testime PCR në ditë e një depistim të gjerë serologjik.

2-Të sigurohet mbrojtja e personelit shëndetësor parësor, pajisja e trajnimi, për të kryer rolin e tij edhe ndaj Covid.

3-Të përgatiten të gjitha strukturat spitalore në qendër e rrethe për të përballuar ngarkesat rajonale.

4-Përgatitja kështu e qarqeve për të operuar me kapacitet e kompetenca të plota në këtë përballje, pa u koncentruar vetëm në Tiranë, gjë qe jo vetëm po çon në kolaps strukturat, është e rrezikshme nga ana epidemiologjike, por dhe pengon manovrimet inteligjente të mëtejshme.

5-Të bashkërendohet me strukturat spitalore jo-publike për të shkarkuar së paku një pjesë të ngarkesës së patologjive të tjera jo-Covid.

6-Përmirësimi e shfrytëzimi i strukturave më të mira të terapisë intensive në QSUT, si dhe instalimi i 150 uniteteve të rinj brenda standardeve europiane në rreth katër javë për përballjen Covid.

7-Pajisja e qytetarëve me maskat e përshtatshme për t’i mbajtur ato jo vetëm në ambientet e mbyllura.

8-Garantimi nga shtetit i vaksinës së gripit të zakonshëm që në shtator, më tej të asaj Covid e aplikimin e tyre gratis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco