'Gjendja jashtë kontrollit me kryeministrin 'e avulluar' imponon dorëheqje'

'Gjendja jashtë kontrollit me kryeministrin 'e avulluar' imponon dorëheqje'

09:14, 10/08/2020
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu.

Gjendja jashtë kontrollit - me një kryeministër të dështuar e “të avulluar” e qeveri vetëm në rolin e Kasandrës, imponon dorëheqjen e tyre, ndryshe... tragjedi!

Tejet i rrezikshëm bëhet ky realitet i krizës shëndetësore nga një kryeministër që vetëm për Covid nuk flet më, nga një qeveri e aftë vetëm “të parashikojë” kohë të vështira, me një sistem shëndetësor të dekapituar e në amulli si dhe me qytetarë të lënë në mëshirën e fatit.

Kështu nuk ngel gjë tjetër veçse të presim në pasivitet muajt që vijnë për të përjetuar “apokalipsin” që qeveria “Kasandër” përfytyron. Por kryeministri, që në momente të vështira nuk pranon dështimet a pergjegjësitë e fshihet, qeveria që vetëm parashikon zi për fajet e saj pa bërë asgjë, kanë vetëm një rrugëdalje, dorëheqjen, sepse aktualisht kërkohet:

1-Të stimulohen e subvencionohen potencialet laboratorike për një liberalizim të të gjitha llojeve të testeve Covid me objektiv minimal 2500 testime PCR në ditë e një depistim të gjerë serologjik.

2-Të sigurohet mbrojtja e personelit shëndetësor parësor, pajisja e trajnimi, për të kryer rolin e tij edhe ndaj Covid.

3-Të përgatiten të gjitha strukturat spitalore në qendër e rrethet për të përballuar ngarkesat rajonale.

4-Përgatitja kështu e qarqeve për të operuar me kapacitet e kompetenca të plota në këtë përballje, pa u koncentruar vetëm në Tiranë, gjë që jo vetëm po çon në kolaps strukturat, është e rrezikshme nga ana epidemiologjike, por dhe pengon manovrimet inteligjente të mëtejshme.

5-Të bashkërendohet me strukturat spitalore jopublike për të shkarkuar së paku një pjesë të ngarkesës së patologjive të tjera jo Covid.

6-Përmirësimi e shfrytëzimi i strukturave më të mira të terapisë intensive në QSUT si dhe instalimi i 150 uniteteve të rinj brenda standarteve europiane në rreth katër javë për përballjen Covid.

7-Pajisja e qytetarëve me maskat e përshtatshme për t’i mbajtur ato jo vetëm në ambientet e mbyllura.

8-Garantimi nga shteti i vaksinës së gripit të zakonshëm që në shtator, më tej të asaj Covid e aplikimin e tyre gratis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco