Katastrofa me koronavirusin/ A na duhet nje shtet i tillë?!

Katastrofa me koronavirusin/ A na duhet nje shtet i tillë?!

19:29, 09/08/2020
A+ Aa A-

Nga Erion Dasho

Pas statusit të djeshëm, ku argumentoja se maskat janë TË NEVOJSHME dhe TË DOBISHME, po jo TË MJAFTUESHME si masë për kontrollin e epidemisë së COVID më bëri përshtypje komenti i një kolegu. Pak a shumë në këto linja:

"Doktor, sistemi ynë shëndetësor nuk ka mundësi të ndërtojë një përgjigje ndaj COVID. Të paktën popullata të mbajë maska dhe të ulë disi impaktin e epidemisë."

UNË ME KËTË DEKLARATË DISFATISTE NUK JAM ASPAK DAKORD!!!

Së pari, Ministria apo Komiteti asnjëherë nuk deklaruan se nuk kanë mundësi. Përkundrazi, në prill deklarohej se ishim 10 herë më mirë se Gjermania, kurse sot akoma flitet për situatë nën kontroll dhe përgjigje efektive!

Anëtarët e Komitetit kanë që në prill-maj që deklarojnë kalimin e pikut. Sipas "kompetentëve" të tjerë piku i fundit ishte në fund të korrikut. Për fat të keq, COVID nuk u bindet parashikimeve të epidemiologëve amatorë të komitetit!

MJAFT ME HIPOKRIZI DHE AMATORIZËM!

Përgjigjia që nevojitet të ndërmerret ndaj COVID nuk është ndërhyrje e tipit të kirurgjisë robotike! Thjesht pesë masa bazë:

1. Pesë apo dhjetëfishim i numrit të testeve për një periudhë dy ose tre mujore.

2. Vendosja e një sistemi të survejancës epidemiologjike dixhitale (personalisht ia kam ofruar një sistem të tillë FALAS Ministrisë në 16 mars dhe akoma ua ofroj po FALAS).

3. Furnizimi i 1,600 mjekëve të familjes me nga 20-30 pajisje puls-oksimetër secili.

4. Pajisja e spitaleve rajonale me rreth 20 aparate CPAP/BiPAP secili.

5. Krijimi i një website ku të afishohen protokollet e trajtimit të COVID për çdo nivel kujdesi: shtëpi, spital rajonal, spital terciar dhe komplikacione (këto mundësisht të përkthyera nga anglishtja dhe jo nga kinezçja).

Kaq si fillim dhe si masa emergjente do të mjaftonin për të ndalur rritjen e mëtejshme të epidemisë në këtë stad dhe për të shmangur kongjestionin e pritshëm tek Nënë Tereza dhe Shefqet Ndroqi.

Stina e vjeshtës kërkon natyrisht masa më komplekse, por këto masa do të na nxjerrin nga kriza ku ndodhet aktualisht sistemi ynë shëndetësor.

Këto masa së bashku nuk kërkojnë burime njerëzore shtesë dhe mund të përballohen me disa milion dollarë. Pagesa mujore e konçesioneve PPP në shëndetësi!!!

Për t'u zbatuar ky plan, kërkohet vizion, planifikim dhe organizim, cilësi këto thellësisht defiçititare në drejtuesit e sistemit tonë shëndetësor.

MOSMARRJA E KËTYRE MASAVE NGA DREJTUESIT E SHTETIT SHQIPTAR ËSHTË OSE PAAFTËSI, OSE PAPËRGJEGJSHMËRI!!!

NË TË DY RASTET, KY ËSHTË NJË SHTET QË NUK NA BËN MË PUNË...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I paemer09/08/2020 22:41

Dr. Dasho ka plotesisht te drejte. Si specialist i fushes qe eshte, mendoj qe eshte e veshtire te kundershtohet fjala e tij. Por doktori "duhet te kuptoje", e vura ne thonjeza me qellim, qe numri i te infektuarve eshte rritur aq shume, saqe "BABA" eshte detyruar te shkoje me pushime ne Dhermi per t'u marre me shkrimet e tij ne fb, se tani nuk ka cfare te beje me. Nuk mund ta pranoje oferten e doktorit per sistemin e survejances epidemiologjike falas, sepse keshtu nuk behet tender dhe pa tender nuk fut gje ne xhep. Nuk mund te furnizoje mjeket e familjes me nga 30 puls oksimeter sepse cmimi tashme dihet nga te gjithe (eshte diku tek 7 mije leke ose 55 euro) dhe t'u japesh mjekeve te familjes 20-30 aparate te tilla, do te thote t'u vesh ne dispozicion 32 mije deri 48 mije aparate qe koston me pakice e kane nga 1.760.000 deri ne 2.640.000 euro me cmim pakice, pra ato 2-3 milione euro qe duhen fituar ne kete rast, nuk dalin askund. Paisja e spitaleve me aparatura te tjera edhe mund te behet, por gjithmone nese ia vlen barra qerane, se po nuk fitoi "BABA" ndonje pese milionesh, ne euro kuptohet, per t'i shpenzuar ne ndonje vizite jashte shtetit, kot qe behet ajo pune. Sa per spitalet Covid 1 dhe Covid 2, doktori e di qe jane afer kolapsit (vetem Shefqet Ndroqi ka 210 te shtruar me covid, ku pjesa dermuese jane konstatuar me scaner se semundja ka kaluar ne mushkeri dhe nuk e jep me testi), por spitalet 3 dhe 4 nuk mund te hapen per arsyen e thjeshte te mungeses se personelit dhe ketu gjithe faji eshte i Berishes, i cili eshte fajtori kryesor per largimin e mbi 500 mije shqiptareve, shume prej tyre personel mjeksor, gjate me shume se shtate viteve te qeverisjes rilindore. Qeveria e beri te veten, personin qe punonte si barelist ne nje nga spitalet e mori dhe e vuri ne krye te Urgjences Kombetare. Sa per testimet doktor, eshte e kote. Nese nuk do kete nje tender ku testi te kushtoje te pakten 120 euro (dhjete here me shtrenjte se ne Gjermani), numri i testimeve nuk do rritet. Keshtuqe doktor Dasho, jemi te detyruar te te falenderojme, por me friken e madhe se kryetarja e komitetit, e mesuar me semundjet nervore, me siguri do kete ndonje pasoje nga karriera ne kete fuahe dhe nuk mund ta keshilloje dot pacientin e saj skizofren

Shto koment

Denonco