Boçi: Situata jashtë kontrollit në Elbasan, mjekët të infektuar masivisht

Boçi: Situata jashtë kontrollit në Elbasan, mjekët të infektuar masivisht

16:09, 09/08/2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se në Elbasan është një situatë katastrofike. Boçi thekson se shumë mjekë janë infektuar me Covid-19 në këtë qark, ndërsa shton se situata është totalisht në rënie të lirë.

POSTIMI

Situatë katastrofike e Covid-19 në Elbasan.

Pothuaj gjithë personeli i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, rezulton pozitiv.

Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit.

Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve.

Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute.

Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta.

Rama e Manastirliu flasin nga kullat e… detit.

Vetëm një Zot e di se si do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria pa zot ka marrë pushime të gjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco