'Mbaj buzët e mbledhura sikur po i fryn qiriut'/ Panariti këshillon si të veproni nëse infektoheni

'Mbaj buzët e mbledhura sikur po i fryn qiriut'/ Panariti këshillon si të veproni nëse infektoheni

14:17, 09/08/2020

Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti renditi katër këshilla që sipas tij duhen zbatuar nëse një person i infektuar me koronavirus ka probleme më frymëmarrjen.

Panariti tha në “Facebook” se këto sugjerime i jep Instituti Kombëtar i Shëndetit në Britaninë e Madhe.

“National Institute of Health (Instituti Kombëtar i Shëndetit) i Britanisë sugjeron:

Në rast të shfaqjes së vështirësisë në frymëmarrje nga infeksioni Covid në shtëpi, në pritje të ndihmës mjekësore e cila mund të vonojë duhet vepruar si më poshtë.

1. Mos u alarmo dhe mos bjer në panik! Paniku vështirëson dhe përkeqëson shënjat.

2. Mos qëndro i shtrirë në shpinë, ktheu anash.

3. Nëse mundesh qëndro ulur dhe pak i përkulur para.

4. Merr frymë me hundë dhe mbaj buzët të mbledhura sikur po i fryn qiriut.”

Në Shqipëri janë më shumë se 6.200 të infektuar me COVID-19. Virusi është përhapur në të gjithë vendin, por Tirana ka rastet më të shumta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco