10 pyetje për kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë

10 pyetje për kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë

13:29, 09/08/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahiu i ka drejtuar dhjetë pyetje kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

1-  Si është situata konkrete, pasi me denoncimet që na vijnë, arsyeja se pse nuk hapet as edhe një repart i ri spitalor, pas Covid 1 e 2 është se nuk ka pajisje e madje as mjekë (sidomos anesteziste-reanimatore) mjaftueshëm?

2-  A është e vërtetë se ka mungesa serioze stafi mjekësor, kryesisht anestezistë edhe tek vetë spitali infektiv?

3-  Çfarë po bëni për t’ua lehtësuar mbingarkesën stafit ekzistues, që po mban peshën e mungesave në mjekë e infermierë?

4-  Çfarë keni bërë për sigurimin e pajisjeve e kapaciteteve shtesë në staf shëndetësor (dy spitale të tjera Covid 3 e 4 i duan të dyja), prej muajit janar kur nisën përgatitjet serioze për këtë pandemi, nën nxitjen e ekspertëve vendas e të huaj?

5-  Sa ka qenë e do jetë financimi nga buxheti i shtetit për rritje kapacitetesh apo keni ndjekur strategjinë e papërgjegjshme të pritjes vetëm të ndihmave nga partnerët e miqtë e huaj?

6-  Çfarë po bëni për të rritur buxhetin për shëndetësinë, sepse edhe vetë OKB shprehu shqetësimin për nivelin e ulët, që rrezikon betejën me Covid-19 në dëm të shqiptarëve?

7-  Kur do rishikoni dhe anuloni koncesionet për të kaluar fonde e shërbime tek institucionet e shëndetit publik, pasi ende nuk dihet si do sillet virusi Korona në muajt e ardhshëm e si do mbivendosen me virusin e gripit stinor?

Dhe pyetja e hershme e mbetur pa përgjigje:

8-  Nga janë marrë e me çfarë procedurash tamponët që dalin në përqindje kaq të lartë fals negative për personat e dyshuar me Covid-19?

9-  Edhe sa viktima të tjera duhet të ketë, që të impenjoheni seriozisht për rritje fondesh, kapacitetesh dhe tamponësh për të bërë si duhet identifikimin e gjurmimin e përhapjes së Covid-19 në gjithë vendin, e për ta këputur zinxhirin e infektimit?

10- Akoma besoni se ky virus mund të luftohet vetëm me propagandë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari09/08/2020 13:51

DAKORD O DR. BARDHI, DAKORD!!! MIRE BENI QE I DENONCONI, I DEMASKONI E I TELENDISNI CDO DITE MASKARENJTE!!! POR KUJDES NESER, KUR TE VINI NE PUSHTET, MOS HARRONI!! SE MOS NA BENI NDONJE MARREVESHJE 'XHENTLEMENESH" DHE SKUTHASH ME RAMEN!!! RAMA DO TE LUFTOJE DERI NE FUND, ME CDO MJET DHE MENYRE, ME CDO POCAQILLEK, MAFIOZLLEK E MASKARALLEK, PER TE MBAJTUR PUSHTETIN, LE TE MARRE RAMZIU DHE BANDA E TIJ, JO VETEM RUSE DHE GREKE, POR EDHE KINEZE DHE INDIANE, LE TE FUSE NEPER LISTA VOTUESISH EDHE MUXHAHEDINET TE VOTOJNE, POR ESHTE 100% I HUMBUR ME TE PAKTEN 63%!!!! MBAJINI MEND MIRE DHE REGJISTROJINI TE GJITHA POSHTERSITE E KESAJ QEVERIA, E TE GJITHE TE PUNESUARIT KOT, QE PAGUHEN KOT NGA TAKSAT TONA, VETEM PER PROGANDEN FALLCO DHE MASHTRUESE TE QEVERISE DHE TE BASHKISE!!! TE GJITHE NEPER BURGJE DO TE PERFUNDOJNE VITIN TJETER!! DHE JO BURGJE QE TE RRINE, TE HANE E TE PINE QYL, POR NEPER BURGJE PUNE TE DETYRUESHME!!!! DO T'IU SEKUSTROHEN DHE DO T'IU SHTETEZOHEN GJITHCKA QE NA KANE VJEDHUR DHE GRABITUR KETO 8 VITE, 8 VITET ME TE ZEZA PER SHQIPERINE DHE POPULLIN SHQIPTAR!!!! VETEM PAS RREZIMIT NGA PUSHTETI RAMEN DHE ME TE GJITHE BANDEN E TIJ: GRUPIN E MIRE-STRUKTURUAR KRIMINAL "RILINDJA"!!! MUND TA DERGOJE SPAK DHE BKH NE BURG!!! TANI AS QE BEHET FJALE QE RAMA TE DENOJE E TE BURGOSE VETE RAMEN!!! OPOZITA SOT, NESER NE PUSHTET, SE MOS FILLON, NUK NA LEJON LIGJI, NUK NA LE BE, NUK NA LE SHBA, NUK NA LE OSBE, NUK NA LESHI E NUK NA E MBAN NGA PRESHI!!!!! FAKTET ATY I KENI. EDHE SORECA UA THA SKEMEN: FOLLOW THE MONEY!!! FAKTET DHE PROVAT PO I PUBLIKONI DHE PO I DENONCONI PERDITE E PERNATE!!! NE DO T'JU BESOJME!! MOS NA ZHGENJENI NESER KUR TE JENI NE PUSHTET!!!

Shto koment

Denonco