Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Nis regjistrimi i pemëve në hipotekë

Nis regjistrimi i pemëve në hipotekë

13:13, 09/08/2020
A+ Aa A-

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur procesin e regjistrimit të pemëve në regjistrat e pasurive të paluajtshme dhe pasurive natyrore. Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe procedurat që do ndiqen për regjistrimin e tyre.

Në kategorinë e pemëve që regjistrohen në regjistrin e pasurive të paluajtshme hyjnë të gjithë drurët që ndodhen brenda kufirit të pasurisë (tokës), pavarësisht llojit dhe pronësisë së pasurisë (nëse është private apo shtetërore).

Kërkesa për regjistrimin e pemëve nga subjekti i interesuar duhet të shoqërohet me dokumentacionin e mëposhtëm: a) listën e detajuar të inventarit të pemëve; b) planin e rilevimit (paraqitja grafike e pronës dhe pemëve), sipas modelit të miratuar; c) aktin e fitimit të pronësisë, nëse nuk është regjistruar më parë.

Ndërkaq, për regjistrimin e pemëve në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme, drejtoria vendore e ASHK-së verifikon këto elemente: a) legjitimimin e subjektit, nëse ai është është pronari/bashkëpronari i pasurisë së paluajtshme mbi të cilën do të regjistrohen pemët apo përfaqësuesi i autorizuar i tij; b) nëse dokumentacioni i depozituar për regjistrimin e pemëve është i plotë.

Kur pas kryerjes së verifikimeve, kërkesa për regjistrimin e pemëve i përmbush kushtet e përcaktura në lidhje me dokumentacionin dhe

legjitimimin e subjektit, vijohet me regjistrimin në kartelën e pasurisë së paluajtshme, sipas të dhënave të paraqitura në dokumentacionin tekniko-ligjor të depozituar për regjistrim, në përputhje me përcaktimet e nenit 29, të ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën”.

Pas regjistrimit të pemëve në regjistrat kadastralë, drejtoria vendore e ASHK-së pajis pronarin me kartelën e pasurisë, si dhe me sasinë e nevojshme të matrikujve për çdo pemë të regjistruar./SCAN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana09/08/2020 21:04

Kjo eshte nje menyre e ketij shteti te sotem , per te marre taxa te shtuara per pasurine e paluajteshme edhe ndaj nje sektori te rrenuar te ekonomise shqiptare , siç eshte bujqesia dhe fermeri shqiptar , perfshi ketu te gjitha pemet dru-frutore , si ullinj , geshtenja , arra , lajthia , vreshtat , etj ....???!!!

Shto koment

Denonco