Blushi falsifikon firmën e të bijës/ Berisha: Natalia është e pafajshme, babai e inkriminoi

Blushi falsifikon firmën e të bijës/ Berisha: Natalia është e pafajshme, babai e inkriminoi

12:29, 09/08/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas skandalit të Ben Blushit. Gazetari dhe politikani u raportua se ka falsifikuar firmën e të bijës në një skemë të blerjes së një prone me çmim qesharak. Berisha shkruan se vajza është e pafajshme, pasi e ka inkriminuar i ati.

Postimi i Berishës

Natalia është e pafajshme!

Babanë askush nuk e zgjedh dot!

Arben Malavita në një krim të trefishtë.

Ai inkriminon dhe vajzen e tij!

I falsifikon firmën dhe e ben pergjegjese ne skemen klasike te larjes se 500 milion lekëve.

Të dashur miq, babanë nuk e zgjedh dot dhe mafia nuk ka komb, fe dha as atdhe. Fitimi me metoda mafioze është zoti i saj.

Shembull tipik i kësaj është rasti i Arben Malavitës.

Ai pamëshirësisht implikon Natalinë, vajzën e tij studente me një skeme klasike të larjes së parave, të rreth 500 milionë lekëve, duke i falsifikuar firmën në një kohë kur ajo ndodhej me studime jashtë vendit.

Kështu, gazetari investigativ zbulon se Arben Malavita në një skemë klasike të larjes së 500 milionë lekëve, blen duke falsifikuar firmën e Natalisë, në emër të kësaj të fundit, një lokal në qendër të Korçës prej 200 metër katrorë me gjithsej 30 mijë euro apo 223 euro m2, ndërkohë që sipas hetimit të gazetarit, komshia ngjitur me të, e ka blerë me dhjetëfishin, pra me 2 mijë euro metrin katror.

Krim i trefishte nga Arben Malavita:

Së pari, ka zbatuar skemën më klasike të larjes së parave të veprës penale.

Së dyti, për të kryer krimin, ai nuk ka përdorur firmën e tij dhe as të bashkëshortes, por ka falsifikuar firmën e vajzës së tij në një kohë që siç fakton sistemi TIMS, ajo nuk ndodhej në Shqipëri, por jashtë vendit, duke inkriminuar atë për të ruajtur menderen e tij.

Së treti, ky është krim brenda në familje dhe është edhe forma më e shëmtuar e më amorale të gjitha krimeve, që dëshmon se kocka mafioze Arben Malavita nuk heziton të inkriminoje dhë fëmijen e tij sepse për atë mbi çdo gjë qëndron fitimi me metoda mafioze.

Miq, po rikujtoj këtu se hetime të mëparshme të gazetarit investigativ kanë faktuar se Arben Malavita është gdhirë milioner me 33% të aksioneve të Lori Kafe pa deklaruar askund se ku i gjeti 700.000 euro për të blerë këto aksione.

Gjithashtu është dokumentuar se ai dhe bashkëshortja janë fshehur në Bullgari për të hyrë në ortakëri me mafien e plehrave që vjedh çdo ditë miliona euro së bashku me Edvin Hajdutin nga paratë publike të shqiptareve, sekserin e tyre.

Po kështu, sipas hetimit, Arben Malavita me dokumente të falsifikuara ka rrëmbyer tokë buzë ujit në Dhërmi. Ai është paditur nga biznesmenët si gjobëvënës.

Së fundi miq, për larjen e parave nëpërmjet blerjeve me çmime qesharake, ai është frymëzuar nga bosi i tij Edvin Hajduti, i cili deklaroi vite më parë se 5000 metër katror truall dhe oborr të sarajeve të Surrelit i kishte blerë me 2,5$ metrin katror, ndërkohë që çmimet aty të vërtetuara shkonin nga 25 në 40$ metri katror.

Ju ftoj që sipas dëshirës të lexoni artikullin e gazetarit investigativ dhe të shikoni dokumentet zyrtare që faktojnë inkriminimin e fëmijës së tij nga Arben Malavita duke i falsifikuar firmën dhe nxjerrë atë si autor të skemës klasike të larjes me firmën e saj të 500 milionë lekeve. Këtij i thonë baba që të lumturon duke të falsifikuar firmën!

Në të gjithë këtë histori, pavarësisht se mediat fajësojne edhe Natalinë për falsifikimin e firmës së saj nga i ati ne skemën e larjes së 500 milione lekeve, mendoj se ajo është e pafajshme pasi babanë e vet askush nuk e zgjedh dot vetë.

https://www.cna.al/2020/08/07/skandali-ben-blushi-beri-vajzen-pronare-duke-i-falsifikuar-firmen-fakte-dhe-dokumente/?fbclid=IwAR0UAOOQzpeaY-bgER8DFw4jLy12v-IkDDLLCqP7N0wNMHozbjEVPS7aGgc

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco