‘SPAK të dërgojë në burg Ramën për borxhin publik kolosal’

‘SPAK të dërgojë në burg Ramën për borxhin publik kolosal’

12:13, 09/08/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi sërish për çështjen e borxhit publik në vend. Ai kërkoi që SPAK të dërgojë në burg qeveritarët për këtë krim.

POSTIMI

SPAK të dërgojë pas hekurave qeveritarët për krimin ekonomik kolosal të borxhit publik!!

Çfarë presin më?

Që katastrofa ekonomike të shkatërrojë gjithçka.

A ka ndokush ndonjë dileme se kjo qeveri mund të ndalë katastrofën?

A ka dyshim ndonjë se qeveria vetëm rëndon e thellon ajo vetë krizën?

A ka ndokush pikëpyetje se korrupsioni shkatërrimtar, koncesionet dhe pastrimi i parasë i kësaj qeverie na shtyn vetëm drejt greminës ekonomike?

A ka më ndonjë që e vë në dyshim rritjen katastrofike të borxhit publik për shkak të menaxhimit kriminal të krizës nga qeveria?

A ka ndonjëri mundësi të mohojë batërdinë me tendera korruptivë edhe në kohën e pandemisë?

A ka ndonjë që ka kurajë që të mohojë menaxhimin skandaloz të pandemisë, që jo vetëm amplifikoi pandeminë mjekësore, por shkaktoi edhe pandeminë aktuale ekonomike?

Sot niveli i borxhit publik është në shifra të frikshme dhe rrënuese.

Borxhi i ka kaluar me kohë 90% dhe ai nuk deklarohet, fshihet dhe shpërdorohet në mënyrë kriminale nga qeveria dhe kryeministri i rilindjes.

Përgjegjësia për këtë situatë bie vetëm mbi qeverinë dhe Edi Ramën.

Ç'pret SPAK që nuk lëviz për këtë krim ekonomik të përmasave kolosale që përfaqëson borxhi publik dhe që mund të kolapsojë vendin brenda pak ditësh?

Hetimi dhe nxjerrja e përgjegjësive penale për borxhin publik sot është mision kombëtar.

SPAK nuk mund të fshihet më pas arrestimit të komisionerëve të vdekur, por duhet t’i kthehet detyrës, ndryshe shndërrohet ne bashkëfajtor dhe do të ulet një ditë në bankën e të akuzuarve bashke me ish-qeverinë rilindase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Osumi 09/08/2020 13:39

Patjeter qe ky Aspak vendin do ta kete ne banken e te akuzuarve persa kohe eshte ne funksion te ridhjerjes dhe do jape llogari deri ne nje sikurse ridhjerasit.

Shqiptari09/08/2020 12:50

KE TE DREJTE O PETRIT!! TI KERKON QE SPAK, I CILI AKTUAL ESHTE ASPAK, TE DERGOJE RAMZIUN NE BURG!!! JE NE VETE???!!! RAMA TE DERGOJE RAMZIUN NE BURG!!! SOT PER SOT AS QE BEHET FJALE!!! ATA TE SPAKUT JANE PER T'U DERGUAR VETE NE BURG!!! TE SHIKOJME NESER KUR TE VINI JU NE PUSHTET SE CFARE DO TE BENI ME RAMEN DHE ME TE GJITHE BANDEN E TIJ: GRUPIN E MIRE-STRUKTURUAR KRIMINAL "RILINDJA"!!! SE MOS FILLONI, NUK NA LEJON LIGJI, NUK NA LE BE, NUK NA LE SHBA, NUK NA LE OSBE, NUK NA LESHI E NUK NA E MBAN NGA PRESHI!!!!! FAKTET ATY I KENI. EDHE SORECA UA THA SKEMEN: FOLLOW THE MONEY!!! FAKTET DHE PROVAT PO I PUBLIKONI DHE PO I DENONCONI PERDITE E PERNATE!!! NE DO T'JU BESOJME!! MOS NA ZHGENJENI NESER KUR TE JENI NE PUSHTET!!!

Shto koment

Denonco