‘Lana ka gjurmë të sëmundjeve më të rrezikshme, bashkitë nuk po dezinfektojnë’

‘Lana ka gjurmë të sëmundjeve më të rrezikshme, bashkitë nuk po dezinfektojnë’

09:38, 09/08/2020
A+ Aa A-

Mjeku Tritan Kalo ka ngritur shqetësimin e pranisë së gjallesave të rrezikshme nëpër qytete, sidomos në Tiranë. Në këto kohë pandemie, ai ngre shqetësimin se bashkitë nuk po bëjnë detyrën për dezinfektimin.

MESAZHI

Në përballjen me sfidën mbarëbotërore ndaj Sars-Cov2/Covid 19, krahas tre masave thelbësore dhe dobiprurëse të:

- Distancimit fizik për sa kohë që është e mundshme dhe rrethanat na e krijojnë këtë mundësi,

- Mbajtjes së maskave kudo, POR më së paku në mjediset e mbyllura dhe ku ka grumbullime njerëzish,

- MASAT e higjienës: a. individuale, b. kolektive dhe c. të mjediseve ku jetojmë e punojmë,

RËNDËSI të madhe kishin, kanë dhe gjithmonë do të kenë këto të fundit, PRA higjiena e mjediseve ku JETOJMË, ku ECIM e ku PUNOJMË….

U bënë muaj e vite që RRUGËT, SHESHET, RRUGICAT, PAS PALLATET, BUZË LANA e mjediset POSHTË URAVE të saja NUK e kanë parë dorën e BASHKISË apo të autoriteteve të tjera të ngarkuara me HIGJIENIZIMIN e tyre…

ATO GJALLOJNË nga insektet fluturuese, sidomos mushkonjat “dashamirëse” të gjakut tonë duke na lënë gjurmë të shumta në lëkurë, ose rreziqet e sëmundjeve më të rrezikshme deri në prekjen e trurit që ato bartin, bubuzhelat e ndryshëm bartës e përhapës të jo pak sëmundjeve ngjitëse, brejtësit e ndryshëm sidomos minjtë e kanaleve urbane “kanë luksin” të shumohen dhe të na “shërbejnë” me lepstospirat e spirilumet e shumta, që ato bartin dhe na i ofrojnë me urinën apo kafshimet e tyre, qentë e infektuar me leishmanisosis janë “komshinjtë” tanë shumë të shpeshtë, macet me infeksionet e tyre mykotike apo sëmundjen e “gërvishjes së maceve” (CSD), etj, etj….

DEZINSEKTIMI dhe DEZINFEKTIMI real dhe jo ai “filmiko-propagandistik” është DOMOSDOSHMËRI, dhe ato janë aleatë tanë të plotfuqishëm edhe në sfidën ndaj “flamës mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19.

NA ndihmoni në këtë drejtim që t’ia dalim mbanë në këtë betejë… ËSHTË DETYRIMI juaj ndaj jetës sonë si taksapagues….. “Çiçosja” me ujë pa asnjë dezinfektant në përbërjen e tij, e cila u bëhet ndonjë korsie rruge midis orës 4:00–5:00 të mëngjesit, shërben vetëm e vetëm për të justifikuar fondet që u merren taksapaguesve për këtë aktivitet, POR aspak qëllimit të dezinfektimit e të dezinsektimit të TIRANËS…

Jemi qytetarë dhe DUHET të trajtohemi si të tillë….

Jemi SHQIPTARË dhe duhet ta ndjejmë veten të respektuar dhe të dëgjuar në vendin tonë…

JEMI PROFESIONISTË të SHËNDETIT publik dhe jo vetëm, ndaj edhe jemi më shumë të ndjeshëm e të përgjegjshëm në këtë aspekt të jetës në komunitet…

TOGETHER FOREVER!!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari09/08/2020 14:01

LANA KA SURRATIN DHE HIGJENEN E LALI PLEHUT DHE TE EDI RAMES!!!! KANALI GJIGAND I UJRAVE TE ZEZA QE PERSHKON HAPUR DHE ME ERE TE RENDUAR MUTI DHE SHURRE ESHTE REZULTATI QELBESIRELLEKUT RILINDAS!!!! ATY NE LANE DUHEN ZHYTUR TE TERE RILINDASIT E QELBUR!!! "NDERTIME ZERO!" THA LALI PLEHUR I QELBUR!!! SOT NUK KA MBETUR METER KATROR PA U BERE PALLAT DHE BETON!!! NDYRESIRA I MUTIT TE LANES!!!!

Tiranassssio09/08/2020 11:30

kam sh respekt per fjalen dhe vepren tende,por alarmi eshte teper i larte,higjiena nuk ekziston,Zeri i juaj dhe i kolegeve eshte i meket,keta nuk degjojne Cfare duhet bere ,keta jane te shurdhet....mjeket memece???

Tiranassssio09/08/2020 11:28

kam sh respekt per fjalen dhe vepren tende,por alarmi eshte teper i larte,higjiena nuk ekziston,Zeri i juaj dhe i kolegeve eshte i meket,keta nuk degjojne Cfare duhet bere ,keta jane te shurdhet....mjeket memece???

Shto koment

Denonco