'Rama përzë koncesionarin e huaj, shpërblen Lefter Kokën me terminalin e kontenierëve'

'Rama përzë koncesionarin e huaj, shpërblen Lefter Kokën me terminalin e kontenierëve'

21:26, 08/08/2020
A+ Aa A-

Një skandal i madh po ndodh në Portin e Durrësit, ku mësohet se Rama ka urdhëruar drejtorët e tij që të përzënë nga ky port koncesionarin e huaj për të shpërblyer Lefter Kokën, duke i dhënë këtij të fundit shërbimet në terminalin e kontenierëve të portit.

Denoncimi është bërë nga një drejtues në strukturën e portit të Durrësit i cili ka kërkuar të mbetet anonym, ndërkohë që është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

‘Shperblehet Terr Koka!

Edvin Hajduti shperblen Terr Koken dhe nje tjeter si Terri me terminalin e konteinereve te portit te Durresit.

Takspaguesve u grabiten 40 miliarde lek.

Per kete qellim kane perzene koncesionarin e meparshem.

Se shpejti Shqiperia gjobitet si ne rastin e Bechetit. sb

Skandali i skandaleve në historinë e Portit të Durrësit.

Përshëndetje,

Unë që po ju shkruaj jam një drejtues në strukturën e Portit të Durrësit. Më shqetëson jashtë mase skandali që po ndodh në Port.

Drejtori i Portit Durrës pai ju a mori me dhunë me urdher te Rames Turqëve koncesionarin e konteniereve para 10 muajsh, tani do të japi nën menaxhim këtë terminal 2 mafiozeve. Njëri mafjoz shqipëtar Lefer Koka dhe tjetri mafjozi me famë botërore - bullgari i cigareve (DS).

Skandali qëndron në faktin se ky terminal shpenzon cdo vit 1.5 miliard lekë për operim, staf, mirëmbajtje mjetesh dhe pajisjesh, naftë, vaj etj etj..

Pirro Vengu ka urdher nga Rama ti japi dyshes mafjoze 9 miliardë lekë në vit përmes kompanisë mafjoze për operim për një periudhë 5 vjecare me një vlerë 45 miliard lekë pa realizuar asnjë studim fizibiliteti dhe me procedura të kufizuara në kundërshtim flagrant me ligjin.

Llogaritë i bëni vetë, për 5 vjet kjo bandë e strukturuar kriminale do u grabisë taska paguesëve shqipëtarë plot 40 MILIARD LEKË.

Plus kontrollin e trafikut të drogës me kontenierë.

Anonim ju lutem.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vlonjati09/08/2020 10:19

Pse anonim mor burre, te mbron Sal hajduti, mos kij frike

KS09/08/2020 03:54

Shikojini si duken kto te dy si vellezerit e vegjel te Ver Llapes

Shto koment

Denonco