Zonja Kim dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm, e mbështesin fort Reformën në Drejtësi!

Zonja Kim dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm, e mbështesin fort Reformën në Drejtësi!

15:04, 08/08/2020

Që nga koha që ka nisur Reforma në Drejtësi, por veçanërisht në periudhën e implementimit përfundimtar të saj, një fenomen skandaloz dhe alarmant po ndodh me gjyqësorin.

Duke përdorur truke `ligjore` nga më të pabesueshmit, krerë organizatash kriminale dhe vrasës të certifikuar, jo vetëm që kanë shmangur burgimet e rënda e madje edhe ato `të përjetshëm`, por edhe kanë dalë të lirë.

Lista e tyre është e gjatë, por së fundmi pritet që ajo të shtohet sipas denoncimeve, edhe me emra si vrasësi në flagrancë i 4 policëve, Dritan Dajti.

Pikërisht këtë situatë që po ndodh me `Drejtësinë e Re` ka ironizuar me vetëm një rresht, gazetari dhe analisti i njohur Enkel Demi.

“Zonja Kim dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm e mbështesin fortë Reformën në Drejtësi”, ka shkruar Demi në faqen e tij në FB.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

emigrant11/08/2020 19:25

More po të paktën kinezo-amerikani Lu, fliste vazhdimisht, bile edhe shqip për "peshqit e mëdhej" e pat përmendur edhe me emra disa sosh, të gjithë nga stani i PS. Kurse ambasadorja e re nga e cila shqiptarët shpresonin që ato peshq që përmendëte Lu-ja, të binin në rrjetën e SPAK-ut, i ka haruar fare e ju gëzohet kapjes së ca gurëve të varrit (kapjen e ca komisionerëve të vdekur) për të ndërtuar "murrin e drejtësisë" në Shqipëri

Noni08/08/2020 16:39

SPAK-u , lepirsja e sahaneve te qeveris rilindjes shqiptaro- serve dhe qe mbeshtetet kaq fuqishem nga Jyri japonezja , ben mire ti hyje mire , te kontrolloj dhe te dokumentoj pasurim e Jyrit , para ardhjes e deri me sot si ambasadore ne Shqiperin e qeveris Edi Rama dhe Jo vetem te Jyrit, por edhe te ambasadoreve te tjere , deklaratat e te cileve , ne momentet me kritike per vendin , vene ne dyshim veprimtarin e tyre , ne disfavor te interesave te Shqiperis dhe shqiptareve duke mbeshtetur dhe duke u bere pale me kete qeveri qe vetem krim dhe mjerim Ka mbjelle ne vend prej 7 vjetesh .

Leonsio08/08/2020 16:25

Te lumte , percaktim me te sakte nuk mund te gjendet ndaj prononcimit te zj. Ambasadore .

Skrapari08/08/2020 16:17

Bravo Keli.

Re bo08/08/2020 16:11

Shume elegante! Por halli yne eshte tjeterkund. Amerikanet, me thoshte Niku shoku im i femijerise, nuk pranojne kurre se e kane gabim. Jo me qe kane deshtuar. Deshtimi i tyre me reformen ne drejtesi eshte katastrofe per ne, jo thjeshte deshtim. Zonja Kim! A e dini se per cfare eshte denuar i fameshmi Al Kapone? Per evazion fiskal! Kurse suksesi i reformes se financuar nga ju po nxjerr nga burgu te denuarin me 4 burgime te perjeteshme per vrasjen e 4 policeve. E kuptoj, eshte e rende te pranosh se nje nudist karagjoz nga ballkani ka arritur t'ia hedhe Amerikes. Prandaj mos prisni qe ndonje funksionar amerikan te pranoje se reforma ne drejtesi,jo vetem eshte kapur, por eshte kapur per llogari te krimit te organizuar. Ky i fundit i sherben karagjozit per te mbajtur pushtetin. Pika Amerikes se puna jone eshte pare me kohe.

Messi 08/08/2020 15:30

Zonja e mbeshtet reformen ne drejtesi, si regjizore, kurse kriminelet si perfitues te kesaj reforme!

Shto koment

Denonco