Meta kujton eksodin epik të anijes `Vlora`: Po vazhdon shpopullimi i Shqipërisë!

Meta kujton eksodin epik të anijes `Vlora`: Po vazhdon shpopullimi i Shqipërisë!

11:49, 08/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka përkujtuar nëpërmjet një shënimi udhëtimin epik të anijes “Vlora” në 8 gusht të vitit 1991, pamjet e të cilit pushtuan mediat italiane dhe ato botërore.

Por presidenti njëkohësisht ngre alarmin se edhe pas 29 vitesh fatkeqësisht vendi po vazhdon të shpopullohet në masë dhe se duhet ndalur çdo projekt shpopullimi.

“Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.

Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur.

Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa!

Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!

Koha për ta ndërtuar Europën këtu!

Koha për t’i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues!”, shkruan presidenti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ks 08/08/2020 15:17

Shiteni prape voten per 10 mije leke te vjetra ose per thesin e miellit oooooo shqyptar kshu do perfundojme prape dhe Edi Rama tall karin me ne shtremberon dhe buzën nga qe ju ka fut duart ne xhep

Dilian08/08/2020 15:00

Vazhdo bej sehirxhiun .Fjale shume e pune aspak !

Shto koment

Denonco