Teliti: Inceneratori dje mori këstin e radhës, para ka, por po ndahen me oligarkët

Teliti: Inceneratori dje mori këstin e radhës, para ka, por po ndahen me oligarkët

16:26, 07/08/2020
A+ Aa A-

Dorian Teliti, shef i kabinetit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, në shënim në facebook, vë në dukje se vetëm ditën e djeshme, qeveria i ka dhënë pagesën e radhës nga thesari i shtetit, inceneratorit të Tiranës.   

‘Para ka por jemi të vjedhur.      

Qeveria nuk "zhgënjen" asnjë ditë. Me tërmet apo pa tërmet, me Covid apo pa Covid, trajtimi preferencial ndaj miqve nuk ndryshon asnjëherë.

Vetem dje, Inceneratori i Tiranës ka marrë pagesën e rradhës nga thesari i shtetit.

Vetëm dje janë paguar 890 mije euro për këtë PPP.

Gjatë 5 muajve të pandemisë (nga 10 marsi e deri më sot), ky koncesionar mik i ngushtë i qeverisë ka marrë nga taksat tona plot 3.9 milionë euro.

E çfarë mund të bëhej me 3.9 milionë euro?

Thjesht dy veprime, ose me këto para mund të paguheshin me pagën 40mije lekshe plot 12 mijë kryefamiljare që kanë humbur vendin e punës, ose mund të bliheshin 260 respiratorë aq të nevojshëm për ti bërë ballë sfidës shëndetësore.

Sjellje e turpshme e qeverisë.

Morën 1 miliardë euro borxh gjatë pandemisë, ndërkohë që për ekonominë dhanë vetëm 100 milionë euro.

Braktisën shëndetësine, qytetarët në nevojë dhe bizneset për të financuar pa ndërprerje miqtë oligarkë.

Boll më. Mjaft me grabitjen dhe varfërimin e shqiptarëve.

Normaliteti, konkurenca e lirë dhe e ndershme, vëmendja ndaj nevojtarëve dhe klimë pozitive për bizneset, mbështetje të ekonomisë dhe sektorëve të saj, janë sot kolonat kryesore të programit ekonomik të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar dhe në momentin që do të jemi në drejtim të punëve ato të të bëhen realitet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco